Të vetëpunësuarit do përfitojnë 26 mijë lekë në muaj, Ahmetaj: Pagesa do t’u shpërndahet në llogaritë bankare

24/03/2020 10:50 PM 13 komente

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, tha te “Opinion” se të gjithë të vetëpunësuarit dhe biznesi i vogël përfiton 26 mijë lekë në muaj, pagë për shkak të mbylljes të aktivitetit. Ahmetaj tha se paga do të shpërndahet në llogaritë personale bankare të çdo përfituesi.

“Buxheti i shtetit do t’u japë 26 mijë lekë në muaj të vetëpunësuarve dhe biznesit të vogël, pra nga fasha 0 deri në 14 milione lekë xhiro. Fondi i pagave për biznesin e vogël është 710 mln lekë. U vendos të bëhej edhe një hap tjetër, të paguhej edhe një person tjetër. Do të jepet 2-fishi i fondit. Pagat do t’u shkojnë bizneseve në llogaritë e tyre bankare”, tha Ahmetaj

Kërkesës të përsëritur nga biznesi i vogël për kompensimin e qerave të godinave, Ahmetaj tha se nuk do të merret në konsideratë.

Fondi për të vetëpunësuarit dhe biznesin e vogël që do të disbursohet nga qeveria është rreth 1.6 mld lekë nga 310 mln lekë që është fondi i pagave, sipas Kryeministrit Rama e konfirmuar nga regjistrat e tatimeve.

Ahmetaj shpjegoi se për biznesin e madh do të duhet të adoptohet në kohë luftë.

“Nëse një restorant është mbyllur ka mundësi të zhvillojë biznesin online, sektori i gastronomisë e mundëson këtë zhvillim. Ky biznes, ndërkohë që punon mund të shkojë të marrë edhe kredi. Ekonomia ka kaluar në rrezik serioz dhe do të kolapsohej nëse puna nuk vijon. Këto sipërmarrje mund të shkojnë te bankat me risk zero.

Paketa Rama 2, që ishte sot mund të pasohet edhe nga paketa tjetër. Task-forcë është duke verifikuar në terren se kush nga kompanitë e mëdha po punojnë”, u shpreh ministri.

Ministri Ahmetaj tha se mesatarisht pagesa e ndihmës ekonomike është 5.300 deri në 8.200 lekë në muaj. “Edhe kjo shumë do të dyfishohet.

Më herët, kryeministri Rama njoftoi se nga disbursimi i fondit prej 65 mln dollarë do të përfitojnë 123 mijë persona.

13
Komente

avatar
8 Comment threads
4 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
10 Comment authors
AnxhelaBelaAnonymousMarjanaAnonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anxhela
Guest
Anxhela

Pershendetje po dikush qe eshte emigrant punonte jashte shtetit perpara kesaj situate perfiton page nga shteti dhe nqs po ku mund te aplikoje prindi?

Bela
Guest
Bela

Po muajin mars kush e paguan ? Apo ti presim leket nga qielli? Pergezime! Sa mire i beni llogarite qeveria Rama!

Anonymous
Guest
Anonymous

Po taksistet perfitojne?

Marjana
Guest
Marjana

Po per ata qe jan pezulluar nga puna per shkak te kovid 19,cfar perfitojn

Merita
Guest
Merita

Ju lutem po populli i thjesht cfar do beje