Të zbatohet strategjia e riskut, të mos luftohet me aksione momentale

24/07/2019 4:05 PM 0 komente

Luan Bregasi, President i Business Albania

 

Biznesi mbështet nismën e qeverisë për luftën ndaj informalitetit, por nënvizon se kjo nuk duhet të shtrihet në fushata e aksione, por të bëhet pjesë e mentalitetit çka imponon edhe biznesin të sillet në mënyrë korrekte.

Presidenti i BusinessAlbania, Luan Bregasi, u shpreh për “Monitor” se lufta ndaj informalitetit duhet t’u besohet sistemeve të riskut dhe jo valës së kontrolleve fizike në terren përmes aksioneve.

Si e shihni nismëne fundit të qeverisë për antiinformalitetin e deklaruar pak ditë më parë nga kryeministri?

Betejën kundër informalitetit, ne komuniteti i biznesit, apo sipërmarrja e ndershme, e kemi mbështetur që në krye të herës para 3-4 vitesh kur qeveria e nisi këtë. Madje ka qenë kërkesë e vazhdueshme e jona që të bëhej formalizimi i biznesit për të rritur konkurrencën dhe për ta bërë ekonominë konkurruese. Përmes kësaj bëhet e mundur që të zgjerohet edhe baza e tatimpaguesve dhe kjo ka të bëjë edhe me pjesën fiskale që të ardhurat të mos vijnë nga rritja e taksave, por nga zgjerimi i bazës së tatimpaguesve.

A mendoni që kjo është një zgjidhje përfundimtare për informalitetin, duke qenë se tingëllon si një përsëritje e asaj që ndodhi pak vite më parë?

Ne e vlerësojmë nismën, por ajo që unë dua të nënvizoj është që beteja nuk bëhet me aksion apo fushatë. Kjo, së pari,ështëçështje mentaliteti, dhe së dyti ështëçështje e sistemit të administrimit fiskal të ndërmarrjeve dhe kontrollit të informalitetit. Për mendimin tim, kjo s’ka të bëjë me Task Forcë. Qeveria shqiptare duhet të ngrejësisteme kontrolli,çka nuk ka ndodhur. Shteti ka bërënjë strategji për kontroll mbi bazë risku dhe ai rregullon dhe monitoron se cilat kompani kanë risk. Nuk mund të marrësh valë kontrolli çfarë kompanish gjen në rrugë. Kanë bërë një strategji dhe nuk e kanë zbatuar. Dua të sjell në vëmendje edhe diçka për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Duhet të rregullohet ky sistem. Për ne si Business Albaniaduhet që futja në sistem të jetë nga zero, për efekt regjistrimi.

Biznesi i vogël shprehet kundër kësaj ideje në fakt, sipas jush nuk ka funksionuar ndryshimi që u bë?

Po përsëris, që biznesi i vogël të futet nga zero jo që të paguajë, por të regjistrojë. Ne po përballemi me njëproblem të madh që ka të bëjë me rezistencën që ndiejmë ne nga biznesi i vogël për të marrë faturën.Biznesi i vogël u fut në sistem që të nxirrtesituatën reale për biznesin e madh. Në fakt, ne po hasim probleme që ky biznes i vogël të pranojë faturë për efekt regjistrimi. Ndaj duhet të shihen të gjithë elementet dhe potheksoj edhe një herë që ne mbështesim betejën kundër informalitetit, por të mos jetë me aksion, të ngrihen sisteme, që kjo betejë të mos jetë rezultat i kontrollit fizik të punonjësve fizikë, por sistemeve elektronike që zbulojnë kompanitë që janë informale në treg.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of