Teatri Gdańsk i Shekspirit i projektuar nga arkitekti italian, Renato Rizzi, që ka përfunduar rreth dy vjet më parë, mori këtë vit çmimin Architizer A + Award 2016.
Ky kompleks i ri teatri, të kujton ndërtesat e mëdha me blloqe të shumta gurësh të periudhës së reminishencës, ndaj dhe ishte ndër projektet e para të nominuara për t’u shpallur fitues.
Juria, e cila përbëhej nga 200 persona të profesioneve të ndryshme i jepte secilit prej kandidatëve një mundësi më shumë, sepse vlerësimi i projekteve do të ishte objektiv.
Arsyet që qëndronin prapa ndërtimit të një projekti të tillë në qytetin polak të Gdańsk-it ishin një ndërthurje ndërmjet atyre historike, kulturore e politike. Objektet e gjetura nga arkitektë të ndryshëm tregojnë se ndërtimi i këtij teatri është bazuar në stilin e teatrove anglezë të shekullit të 17, që prisnin grupe të ndryshme të aktorëve që lëviznin nëpër të gjitha qytetet që kishin turne.
Struktura monumentale e këtij teatri është ndërtesa më mbresëlënëse në Gdańsk. Së jashtmi dallon stili urban dhe bashkëkohor, i cili është i ndryshëm nga ai i një teatri tradicional.
620,000 tulla në ngjyrë të errët janë përdorur për fasadën e jashtme të teatrit. Struktura e vetë ndërtesës është projektuar si një kuti brenda kutie dhe me çati të lëvizshme, tamam si kapaku kutisë.
Në pjesën e brendshme, arkitektura bashkëkohore dhe teknologjitë e reja flenë shumë natyrshëm me stilin tradicional elizabetian të Anglisë. Kjo pikë e re referimi në qytetin polak që prej 2014 të krijon idenë e një kutie qymyri nga jashtë, ndërsa nga brenda të fal ngrohtësinë që të jep ngjyra e drurit të hapur.
Në periudhat më të hershme, trupat e ndryshme teatrale performonin në teatro të hapura dhe ky i Gdańsk-it, nëpërmjet çatisë së lëvizshme u krijon spektatorëve mundësinë për të shijuar një vepër teatrale në qiell të hapur, njësoj si para 400 vjetësh.
Çdo gjë ka qenë e mirëmenduar në krijimin e këtij teatri, ndërtesa është funksionale dhe me zgjidhje shumë inovative.
Projekti ka fituar çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka qenë i përfshirë në listat e projekteve më të rëndësishme të arkitekturës në Poloni dhe në të gjithë botën. Ky projekt i ka dhënë Renato Rizzit çmimin e medaljes së artë për arkitekturën italiane.