Teknologjia 4G e rrjetit të celularëve po njeh rritjen më të shpejtë në histori

26/06/2017 1:37 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sipas kompanisë së prodhimit të celularëve Ericsson, rrjeti 4G brenda vitit 2018 do të tejkalojë atë të teknologjisë 3G për nga numri i përdoruesve. India (Azia në përgjithësi) është një nga vendet që kryeson

 

4G-ja? “Është teknologjia më e përhapur në histori”. Ky është përfundimi që arrin kompania Ericsson, në raportin e përvitshëm Mobility Report, mbi rrjetin më të shpejtë të telefonisë së lëvizshme në botë.

Raporti analizon gjendjen e infrastrukturave për telekomunikacionin dhe përdorimin e tyre. Siç thuhet në raport, në vitin 2018, LTE (ose ndryshe 4G) do të tejkalojë GSM (3G) si teknologjia më e përhapur për nga numri i abonentëve. Megjithatë nuk është kjo ajo çfarë befason. Është shpejtësia me të cilën teknologjia është përhapur në treg dhe është përshtatur, gjë e cila nuk ka precedentë.

LTE-së (Long-Term Evolution) i është dashur vetëm pesë vjet për të mbuluar me rrjet 2,5 miliardë persona, krahasuar me 8 vjet gjatë të cilave është angazhuar Wcdma/Hspa, e njohur më mirë si 3G.

Kryeson rritja e smartphone-ve

Duke analizuar shifrat, vihet re se vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në nivel botëror, numërohen 250 milionë abonentë të rinj të rrjetit LTE. Nisur nga kjo parashikohet që në vitin 2022 do të jenë 2.6 miliardë abonentë të rinj të kësaj teknologjie, ose më shumë se 1 milion në ditë.

Kjo rritje i detyrohet përdorimit gjithnjë e më të madh të smartphone-ve, që prej pak kohësh po kthehet në një nga portat kryesore hyrëse në internet për pjesën më të madhe prej nesh. Nga ana tjetër, gjatë periudhës 2016-2017 ishte faktori kryesor i rritjes së trafikut që prej vitit 2013 kur është shfaqur teknologjia LTE, ose ndryshe gjenerata e katërt e telefonisë së lëvizshme.

Shifra e saktë është më shumë se 70 për qind. Roli i saj si ndërmjetës mes nesh e botës na ka çuar që të kërkojmë gjithnjë e më shumë shpejtësi. Nëse më parë kërkonim të lundronim në 3G për të reduktuar kohën e pritjes kur dëgjonim një këngë, ose hidhnim ndonjë foto online, tani kërkojmë 4G për të parë filma në 4K pa ndërprerje, si dhe për të shkëmbyer filmimet e gjata me rezolucion të lartë në pak kohë.

Kryeson India

Duke iu kthyer sërish të dhënave, do të zbulojmë që në fund të vitit 2022, trafiku në web nga smartphone-t do të rritet me 9 herë, duke arritur në 66 ExaBytes në muaj, një shifër qëështë e pamundur të shkruhet
Vendi që do të udhëheqë për nga numri i përdoruesve është India.

Kjo edhe për faktin se gjatë vitit 2016, numri i përdoruesve të kësaj teknologjie është rritur me rreth 4%, për të arritur në 7.6 miliardë abonentë, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti. Numri i abonentëve të rinj në Indi, në këtë periudhë, u llogarit në 43 milionë.

Në vend të dytëështë Kina (+24 milionë), Indonezia (+10 milionë) dhe Pakistani (+5 milionë). Siç shihet, rritja konstatohet më shumë në vendet aziatike, edhe pse në vend të pestë mes vendeve në zhvillim në këtë fushëështë

Nigeria, me më shumë se rreth 3 milionë përdorues. Nuk është rastësi që kompani të tilla si Amazon dhe Google po investojnë në këtë kontinent. Strategjia e më të mëdhenjve është propozimi i sistemeve operativë të lehtë dhe smartphone-ve ekonomikë, në gjendje që njerëzit të lundrojnë shpejt. Dhe në lojëështë një pjesë e madhe torte, që nuk kërkon tjetër veçse aksesin në web.

 

4G - Tabela

 

Burimi: Corriere della Sera

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of