Teleferiku mbi lumin Amur, do të lidhë Rusinë me Kinën

14/08/2019 3:36 PM 0 komente

Rusia dhe Kina do të lidhen nga teleferiku i parë ndërkombëtar mbi lumin Amur, i cili do të transportojë njerëzit nga qyteti Blagoveschensk në Rusi në qytetin Heihe në Kinë.

Ai do të përbëhet nga 4 kabina, secila prej të cilave do të ketë një kapacitet prej 60 personash, si edhe hapësirë të rezervuar për bagazhet, dhe do të jetë në gjendje t’i transportojë ata nga njeri qytet në tjetrin në vetëm shtatë minuta e gjysmë.

Kjo lidhje do të jetë shumë efikase për këto dy qytete, sepse gjatë dimrit kur lumi Amur ngrin lidhja e tyre vështirësohet shumë, dhe kjo do t’i mundësojë atyre që të vazhdojnë lirisht tregtinë dhe transportin.

Kompania që është përzgjedhur për të projektuar terminalin në anën ruse, është kompania daneze UN Studio.

Kjo kompani është shprehur se ky terminal do të ketë një pamje të mrekullueshme të lumit Amur nga përpara, ndërsa nga pas ajo do të ketë fushpëmaje të plotë të qytetit Blagoveshchensk.

Arkitekti dhe themeluesi i UN Studion, Ben van Berkel, u shpreh se ky sistem është shumë efikas, i qendrueshëm dhe mbi të gjitha shumë i shpejtë.

Ky do të jetë njëkohësisht edhe teleferiku i parë ndërkombëtar, sepse do të lidhë dy shtete me dy kultura të ndryshme.

Shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kompania e cila do të merret me projektimin në anën kineze, ndërsa punimet për ndërtimin e tij priten të fillojnë gjatë vitit të ardhshëm.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of