Galaxy S23 Ultra i Samsung mundi një model iPhone 14, ndërsa vetëm një telefon me palosje u përfshi në listë.
Industria e smartphone është aktualisht në rënie për sa i përket dërgesave totale. Krahasuar me një vit më parë, rënia është dyshifrore.
Por, rezulton se segmenti i telefonave të nivelit të lartë (high-end segment) (më çmim 500 dollarë ose më shumë) e ka kundërshtuar trendin.
Kompania gjurmuese Canalys, zbuloi se segmenti high-end u rrit me 4.7% krahasuar me një vit më parë.
Firma gjithashtu paraqiti një listë të 15 telefonave më të njohur high-end sipas shitjeve (nga shitësit me pakicë).
iPhone-ët e Apple në mënyrë të parashikueshme zënë vendet e para, pasi iPhone 14 Pro Max, iPhone 14 Pro, iPhone 14 dhe iPhone 13 ishin përkatësisht në vendet e para, të dyta, të treta dhe të katërta.
Ndryshe, iPhone 14 Plus (në vendin e gjashtë) dhe iPhone 12 (në vendin e tetë) përfunduan listën e Apple.
Samsung ofroi edhe në këtë segment, duke renditur gjashtë pajisje. Më e rëndësishmja, Galaxy S23 Ultra u rendit në vendin e pestë, duke mposhtur iPhone 14 Plus.
Një tjetër hyrje për t’u përmendur ishte Galaxy Z Flip 4, i cili u rendit në vendin e dhjetë dhe i vetmi telefon me palosje në listë.
Galaxy S23 (në vendin e shtatë), Galaxy S23 Plus (në vendin e nënte), Galaxy S22 (në vendin e 12-te) dhe Galaxy S21 FE (në vendin e 15-te) gjithashtu u renditën në top 15.
Së fundi, Xiaomi 13 (në vendin e 13-të) dhe HUAWEI Mate 50 (në vendin e 14-të) ishin telefonat e vetëm jo të Apple ose Samsung në këtë listë.
Në çdo rast, Samsung mund të kënaqet nga fakti që mundi një model iPhone 14 (megjithëse ishte iPhone 14 Plus).
Por, besohet se kompania koreane po përgatitet për një tremujor të dytë të vështirë dhe do të organizojë një shitje të produkteve të reja në një datë më të hershme (Unpacked launch), për të mundësuar një tremujor të tretë më të fortë. / Android Authority
* Termi Flagship i referohet produktit më të avancuar në linjë. Për shembull, një smartphone kryesor i nivelit të lartë të prodhuar nga kompania. Termi daton në vitet 1700, ku anija kryesore në një flotë detare, do të mbante flamurin e vendit.