Telegram, aplikacioni më i shkarkuar në mbarë botën në janar 2021

10/02/2021 12:33 PM 0 komente

Telegram ishte aplikacioni më i shkarkuar jo-lojë (non-gaming) në mbarë botën në janar të këtij viti, me më shumë se 63 milionë instalime, 3.8 herë më shumë krahasuar me muajin janar të 2020. Vendet me numrin më të lartë të instalimeve të Telegram ishin India, 24%, ndjekur nga Indonezia me 10%.

TikTok është aplikacioni i dytë jo-lojë më i instaluar në mbarë botën në janar, me rreth 62 milionë instalime. Vendet ku TikTok është instaluar më shumë janë Kina (aty aplikacioni quhet Douyin) 10.5 milionë instalime (17%), ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, 6 milionë instalime (10%).

Signal, Facebook, WhatsApp, Instagram, ZOOM, MX Taka Tak, Snapchat, dhe Facebook Messenger janë dhjetë aplikacionet jo-lojë më të instaluara në mbarë botën në janar 2021.

Sipas SensorTower, aplikacionet më të mira të shkarkuara në janar 2020 në App Store dhe Google Play Store janë: TikTok, YouTube, ZOOM, Telegram dhe Facebook në App Store dhe Telegram, Signal, TikTok, MX Taka Tak e Facebook në Google Play Store.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of