Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e ndërmarrjes publike Telekomi. Ministrja e Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se kjo është domosdoshmëri. Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e ndërmarrjes publike Telekomi.
Ministrja e Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se kjo është domosdoshmëri.
“Ndërmarrja është në gjendje të rëndë ndodhet në prag të falimentimit. Konstatoj domosdoshmërinë e vendimit të menjëhershme të qeverisë i propozoj qeverisë të: 1. Shkarkohet bordi i ndërmarrjes publike Telekomit. 2. Shfuqizohet vendimi i 29 marsit 2018 dhe 11 qershor 2019 të vendimeve të qeverisë për emërimin e drejtorëve”.
Ajo tha se ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare derisa kërkoi veprimin e menjëhershëm të qeverisë.
“Nuk kanë përmbushur planin e biznesit, Qeveria ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat, Drejtorët e tashëm kanë lejuar shpenzime të tepërta. Rezoluta e Kuvendit kërkon shkarkimin e drejtorëve”, ka thënë ajo.
Derisa zëvendkryeminsitri Avdullah Hoti ka thënë se Hajdari duhet të analizojë të gjitha raportet e ndërmarrjes.
“Mendoj që është propozim i bazuar, por ftoj ministren që të analizojë të gjitha raportet e ndërmarrjeve publike se gjendja është me e keqe edhe se këtu”, u shpreh Hoti.
Tutje ministrja Hajdari për propozimin e Hotit tha se kjo në Kuvend ka ardhur si çështje emergjente.
“Ke të drejtë për propozimin. Nuk ka nevojë për debat ndërministror derisa kjo kërkesë ka ardhur në Kuvend si çështje emergjente”, u shpreh Hajdari.
Dje në media është raportuar se qeveria do të marrë vendim për shkarkim të Bordit të Telekomit, për shkak të performancës së dobët, keqmenaxhimit dhe aferave korruptive.
Ndërmarrja publike “Telekomi i Kosovës” është në gjendje të rëndë financiare, ndodhet në prag të falimentimit.
Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.
Kjo kompani ka përafërsisht 2 400 punonjës, kurse paga mesatare, llogaritet të jetë mbi 730 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.