Pas tre dekadash tranzicion ekonomik dhe demografik Shqipëria po përballet me një fazë shqetësuese të emigracionit për të cilën nuk ishte përgatitur. Përveç individëve tani zgjedhin të largohen nga vendi familjet më të gjitha anëtarët e saj.
Më parë emigracioni ka qenë tipar i qarqeve të varfra dhe të rinjve, por pas vitit 2010 ka prekur edhe qarqet me nivelin më të lartë të jetesës siç është Tirana, Fieri dhe Durrësi, ku të ardhurat mesatare të familjeve janë përgjithësisht mbi mesataren kombëtare.
Instituti i Stastikave ka zhvilluar vitin e kaluar një anketë të posaçme për të vëzhguar tiparet e reja të emigracionit. Rezultatet treguan se, që nga censi i fundit janë larguar nga vendi më shumë 360 mijë persona. Shqetësues mbetet fakti se, gjatë kësaj periudhë kanë emigruar 49,500 familje ose 6.6% e familjeve. [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.