Tenderët, APP sqaron institucionet për riformulimet në kriteret e kualifikimit

30/06/2021 2:00 PM 0 komente

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka sqaruar institucionet publike mbi formulimin e kritereve të kualifikimit për procedurat e prokurimit që zhvillohen prej tyre.

Sipas APP janë riformuluar kriteret që lidhen me përvojën e mëparshme në kontrata të ngjashme për punë, mallra shërbime.

Kështu së pari APP ka nënvizuar se në formatet standarde të procesverbaleve të argumentimit dhe miratimit të specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim, për kontratat e tipit “Mall”, “Shërbim”, “Punë” është bërë një ndryshim. Në bazë të tij është Rekomandimi i po këtij institucioni “Mbi hartimin e procesverbalit të argumentimit dhe miratimit të specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim”, ku në kriterin e përvojës së mëparshme të ngjashme, termi “… nga data e zhvillimit të procedurës … “, saktësohet me termin “…nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës. Kjo sipas shkresës është bërë në përputhje me parashikimet e neneve 39, 40 dhe 41, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 285, date 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

“Konkretisht, formulimi i këtij kriteri, në procesverbalet e argumentimit, saktësohet si vijon:

  1. Për kontratat e tipit “Mall”:

“2. 3.1. Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të vogel se ________ % të vlerës së fondit limit të kësaj kontrate (apo shumatores së fondit limit të loteve, nëse kontrata është e ndarë në lote dhe ofertohet për më shumë se një lot).

Për të vërtetuar përvojën e mëparshme të ngjashme, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin dëshmitë e mëposhtme:

  1. a) për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin publik, operatori ekonomik duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara,
  2. b) për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin privat, operatori ekonomik duhet të paraqesë fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara”,
  3. Për kontratat e tipit “Shërbim”:

 

“2.3.1. Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të vogël se___% të vlerës së fondit limit të kësaj kontrate (apo shumatores së fondit limit të loteve, nëse kontrata është e ndarë në lote dhe ofertohet për më shumë se një lot)”.

 

  1. Për kontratat e tipit “Punë”

“2.3.1. Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme:

a)punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të vogël se ___ % e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë pesë viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës

b) punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë pesë viteve të fundit, është jo më e vogël se ____ % i vlerës limit të kontratës që prokurohet.

Plotësimi i njërit prej dy kushteve të sipërpërmendura e bën ofertën të kualifikueshme “” sqaron APP.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of