Tenderi për frekuencat, AKEP hap ofertat, Telekom Albania ofron 7.44 milionë euro

09/09/2019 2:10 PM 0 komente

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare hapi ofertat për procedurën e dhënies së të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz ku Telekom Albania ofroi 7.44 milionë euro. Në një njoftim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizohet se procedura e tenderit u zhvillua për dhënien e njërës prej dy të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz) ku secila e drejtë përdorimi është blloku i çiftuar 10 MHz.

“Sipas dokumenteve të tenderit, procedura u zhvillua me raunde ku çmimi minimal për një të drejtë përdorimi për secilin raund është 7.44 milionë euro.

Ofertuesi i paraqitur në këtë tender publik ishte shoqëria “Telekom Albania” Sh.a.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave hapi ofertën ekonomike të paraqitur nga ana e Shoqërisë “Telekom Albania” Sh.a nga ku rezultoi se ishte ofruar shuma 7.441 milionë euro për marrjen e një të drejte përdorimi për bllokun A3 të frekuencave të brezit 800 MHz 811-821 i çiftuar me 852-862 MHz.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vlerësoi që vlera e ofertës ekonomike e paraqitur nga shoqëria në fjalë është mbi vlerën e çmimit minimal të përcaktuar në dokumentin e tenderit dhe është i pranueshëm.

Tenderi për dhënien nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të dy autorizimeve të tjera për të drejtat e përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz për operatorët celularë u hap në datën 6 Gusht 2019, me procedurë të hapur dhe ndërkombëtare.

Përmes këtij procesi synohet nxitja e investimeve për zhvillimin e internetit të shpejtë (mobile broadband), për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale në vend si dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët në të gjithë territorin e vendit” thuhet në njoftim

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of