Më i pasuri është gjithnjë ai. Sipas revistës së specializuar Forbes, edhe këtë vit, Roger Federer është në krye të klasifikimit të tenistëve më të pasur, me fitimet që shkojnë në 77 milionë dollarë, natyrisht përpara Djokovic dhe Nadal.
Zvicerani prek kuotën 117.5 milionë në çmime zyrtare në karrierë, përpara Djokovic (115.3 mln) dhe Nadal (102.3 mln), të vetmit që e kanë kapërcyer pragun 100 milionë dollarë.
Roger është edhe atleti më i paguar për 13 vite me radhë, duke ia rrëmbyer vendin tenistit amerikan Andre Agassi. Nga qershori 2017 deri në qershor 2018, në 12 muajt e fundit ka fituar 65 milionë dollarë mes sponsorizimeve dhe ndeshjeve të luajtura. Në këtë mënyrë, ai konfirmohet në terma absolutë atleti me të ardhurat më të konsiderueshme nga aktivitetet zyrtare konkurruese. Marrëveshjet sponsorizuese me Wilson, Credit Suisse, Jura, Lindt, Rolex, Mercedes-Benz e NetJets janë të gjitha më shumë se dhjetëvjeçare. Në fund të vitit 2017, si Mercedes edhe Lindt i zgjatën kontratat e tyre, edhe pse kampioni është 37 vjeç.
Rafa Nadal, rivali i përhershëm i Federer, ka fituar 41.4 milionë dollarë, me zërin e çmimeve zyrtare që ka luajtur rol vendimtar. Me suksesin në Roland Garros dhe në Us. Open ka fituar 6 milionë dollarë, si dhe 14.4 milionë të tjera gjatë rrugës në supersezonin që e mbylli si numri një në botë, pra 27 milionë dollarë të ardhura ekstra, ndër të cilat spikat marrëveshja trevjeçare me Tommy Hilfiger, si dhe ato tradicionale me Nike, Babolat, Kia Motors, Telefonica, Banco Sabadell, Richard Mille.
Në pesëshen e parë spikat edhe tenisti japonez Kei Nishikori, me 34.6 milionë dollarë, pavarësisht nga problemi fizik në puls. Megjithatë kjo nuk i ka larguar sponsorë si Asahi, NTT, Japan Airlines, Lixil dhe Nissin. Të gjithë sponsorët që do të jenë të pranishëm në Olimpiadën Tokio 2020 kanë nënshkruar kontrata me tenistin japonez, deri në atë datë, duke i shtuar edhe Uniqlo, Wilson, Nike, Procter & Gamble, Jaguar dhe Tag Heuer.
Serena Williams është atletja më e paguar femër, me sponsor si Nike, Intel, Audemars Piguet, JPMorgan Chase, Lincoln, Gatorade e Beats.
Më poshtë janë 10 tenistët që kanë fituar më shumë në 12 muajt e fundit sipas Forbes, për një total prej 254 milionë dollarësh, me rënie 8% krahasuar me një vit më parë.
1.Roger Federer: 77.2 milionë / 12.2 mln çmime / 65 mln të ardhura të ndryshme;
2. Nadal: 41.4 mln / çmime 14.4 mln / të ardhura të ndryshme 27 mln;
3. Nishikori: 34.6 mln / çmime 1.6 mln / të ardhura të ndryshme 33 mln;
4. Djokovic: 23.5 mln / çmime 1.5 mln / të ardhura të ndryshme 22 mln;
5. Serena Williams: 18.1 mln / çmime 62 mijë / të ardhura të ndryshme 18 mln,
6. Caroline Wozniacki: 13 mln / çmime 7 mln / të ardhura të ndryshme 6 mln;
7. Grigor Dmitrov: 12.7 mln / çmime 6.7 mln / të ardhura të ndryshme 6 mln;
8. Andy Murray: 11.5 mln, çmime 1 mln, të ardhura të ndryshme 10.5 mln;
9. Sloane Stephens: 11.2 mln / çmime 5.7 mln / të ardhura të ndryshme 5.5 mln;
10. Garbine Muguruza: 11 mln, çmime 5.5 mln / të ardhura të ndryshme 5.5 mln.