Termat dhe kushtet e fiskalizimit, tatimet nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, përdoruesi ka përgjegjësi të plotë!

21/12/2020 1:38 PM 0 komente

Teksa fiskalizimi fillon zbatimin nga 1 janari, Drejtoria e tatimeve ka publikuar Termat dhe Kushtet për përdorimin e Platformës Qendrore të Faturave të Administratës Tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Ndër të tjera, në këto terma specifikohet se përdoruesit mbajnë përgjegjësi të plotë:

“e-user”-i pranon se ka përgjegjësi të plotë, për të gjitha veprimet e tij të dërguara në Platformën Qendrore  të  Faturave,  dhe  pranon  se  këto  veprime  shprehin  vullnetin  e  tij,  si  dhe  konsideron si  të njohura  dhe  të pranuara  prej  tij  të  gjitha  veprimet,  që  ai  ka  kryer  me  administratën  tatimore  në llogarinë e tij si “e-user”, dhe konsideron si të marrë e të njohur prej tij, çdo njoftim informacion, akt apo dokument që administrata tatimore i ka dërguar atij nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave”.

Përgjegjësia e përdorimit të Platformës Qendrore të Faturave është në kontrollin e “e-user” –it, i cili  në  momentin e  pranimit  të  kushteve  dhe  rregullave  të  përdorimit  të  këtij  shërbimi,  ka  rënë dakort,  që  të  marrë përsipër  nën  përgjegjësinë  e  tij,  të  gjitha  rreziqet  që  mund  të  vinë  nga  gabimet gjatë përdorimit, lënie jashtë vëmendjes për hapat që ai duhet të ndjekë në përdorimin e Platformës Qendrore të Faturave, si dhe çdo pasojë, që mund të vijën ga përdorimi i vonuar i këtij shërbimi.9.4 Gjatë  përdorimit  të Platformës Qendrore  të  Faturave, nga ana e “e-user”-it,  ky  i  fundit  duhet  të tregojë  kujdes smaksimal  për  kontrollin  e  pajisjes  kompjuterike  dhe  programeve  që  ai  përdor,  duke kryer procedurat  epastrimit (skanimit), në mënyrë që të përfitojë hyrjen e rregullt, dhe që të ketë të drejtën   e   aksesit   në Platformën Qendrore   të   Faturave,   në   mënyrë   zbulimin   e   viruseve   dhe programeve (software) të tjerë të dëmshëm, si dhe duhet të marre të gjitha hapat për të siguruar që:

pajisja kompjuterike dhe sistemi i programeve (softwareve) të jetë pa viruse;

➢asnjë  virus  nuk  mund  të  transferohet  në  pajisjet  kompiuterike  dhe  programet  (software)  e Platformës Qendrore të Faturave të administratës tatimore;

 

Në të kundërt, tatimorët nuk mbajnë asnjë përgjegjësi:

“Administrata  tatimore  nuk  mban  përgjegjësi  për  asnjë  humbje,  e  cila  ka  ardhur si  pasojë  e rrethanave apo  shkaqeve,  që  nuk  janë  në  kontrollin  direkt  të  tij,  ku  përfshihet,  por  pa  u  kufizuar vetëm  në  to, dështimi  elektronik  ose  mekanik  i  pajisjeve  si  të  e-user”-it  ashtu  edhe  të  atyre  të Platformës Qendrore  të  Faturave për  të  pranuar  transmetimin  e  veprimeve,  probleme  ne  linjën  e internetit, probleme të tjera të pajisjeve të transmetimeve elektronike ose fatkeqësi natyrore.

Administrata    tatimore    nuk    garanton    saktësinë,    mjaftueshmërinë    ose    përsosmërinë    e informacionit  dhe dokumentave  ë  siguruara  nga Platforma Qendrore e Faturave,  dhe  në  mënyrë  të veçantë ajo është e përjashtuar nga përgjegjësia për gabime ose ndryshime në këto dokumenta.10.3Administrata tatimore nuk garanton se e drejta e aksesit për në sistemin e Platformës Qendrore të  Faturave,  ose informacioni  apo  funksionet do  të sigurohen  të  pandërprera dhe  pa  gabime,  ose  pa ndërhyrjen e një pale të tretë të paautorizuar në to.

Administrata  tatimore,  nuk  do  të  jenë  përgjegjës  në  asnjë  rast,  që  ka  të  bëje  me  humbje  ose dëmtime si do që të jetë shkaku i ardhjes së tyre, thuhet nw dokumentin zyrtar.

 

Materiali i plote i Tatimeve

 

Termat dhe Kushtet për përdorimin e Platformës Qëndrore të Faturave të Administratës Tatimore në Republikën e Shqipërisë

 

Faturave të Administratës Tatimore në Republikën e Shqipërisë Termat dhe Kushtet, janë të vlefshme për t’i mundësuar tatimpaguesve marrjen e aksesit dhe për të përdorur Platformën Qëndrore të Faturave. Për të patur akses në Platformën Qëndrore të Faturave dhe për ta përdorur atë, tatimpaguesi është i lejuar, të përdorë shërbimet e ofruara nga Platforma Qëndrore e Faturave, vetëm nëse ai bie dakort të pranojë kushtet dhe kriteteret e përdorimit të kësaj platforme. Termat dhe Kushtet janë në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit si dhe të procedurave tatimore që rregullojnë te drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit, të punonjësve të administratës tatimore, si dhe agjentëve tatimorë.

  1. Platforma Qëndrore e Faturave

1.1 Për qëllim të këtyre kushteve dhe rregullave, shërbimet nëpërmjet Platformës Qëndrore të

Faturave për tatimpaguesit, që në vijim do t’i referohemi si shërbimi i “Fiskalizimit”, janë shërbimet dhe funksionet që mundëson kjo platformë, e cila konsiston në ofrimin e shërbimeve të mëposhtme, por jo duke e kufizuar vetëm në to:

  1. a) Plotësimi i informacionit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, referuar në vazhdim “e-registration”
  2. b) Regjistrimin e informacionit për operatorët, referuar në vazhdim “e-user”
  3. c) Regjistrimin e pajisjeve elektronike të faturimit, referuar në vazhdim “e-arka”

1.2 Të gjitha të drejtat për të hyrë dhe për të përdorur “Platformën qendrore të faturave”,

tatimpaguesi i merr nëpërmjet përdorimit të një kompjuteri personal, dhe pasi ai të ketë konfirmuar se pranon dhe është dakort me të gjitha specifikimet që përmbajnë Termat dhe Kushtet e përdorimit të platformës, si dhe çdo ndryshim të tyre, të bërë më vonë nga ana e administratës tatimore.

  1. Përkufizime

2.1 “Platforma qendrore e faturave”, për shkëmbimin e faturave elektronike është një segment i zgjidhjes së TI-së e zhvilluar nga AKSHI për qëllimet e faturimit dhe procedurës së fiskalizimit, për lidhjen dhe regjistrimin e lëshuesve dhe marrësve të faturave elektronike dhe për administrimin unik të procesit të shkëmbimit të faturave elektronike dhe dokumenteve mbështetëse.

2.2 “Portali Self-Care” – aplikacioni i serverit për të hyrë në platformën qendrore të faturave për të shkëmbyer informacione me sistemet e tjera kompjuterike duke përdorur një ndërfaqe të standardizuar web në internet.

2.3 “akses”, nënkupton disponueshmërinë e lehtësive dhe/ose shërbimeve të tatimpaguesit, sipas kushteve të përcaktuara, në baza ekskluzive ose joekskluzive, për sigurinë e shërbimeve të komunikimeve elektronike nëpërmjet “Platformës qendrore të faturave”.

2.4.“Metoda e pranueshme e komunikimit”, nënkupton informacionin e shkëmbyer, transmetuar nga administrata tatimore me tatimpaguesit dhe anasjelltas, në mënyrë të shkruar, ose duke përdorur lehtësitë që sjell “Platforma qendrore e faturave”

2.5 “Informacion konfidencial”, nënkupton çdo informacion që administrata tatimore, ka në lidhje me

njësinë ekonomike të tatimpaguesit, informacionin e faturave, dhe në lidhje me informacione të tjera të dërguara, transmetuara në “Platformën qendrore të faturave”, i cili përfshin, por jo vetëm duke u kufizuar në to, çdo informacion për llogarinë e përdoruesit të tatimpaguesit, si dhe çdo informacion lehtësisht i aksesueshem që përfton organi tatimor nga tatimpaguesit.

2.6 “Instruksione” nënkupton të gjithë pyetjet dhe kërkesat për kryerjen e veprimit nga e-user tek administrata tatimore në çdo mënyrë lehtësisht të komunikueshme, sikurse parashikohet në këto kushte dhe rregulla.

2.7 “Administratë tatimore” përfshin Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, drejtoritë rajonale të ngarkuara për administrimin e tatimeve, taksave dhe kontributeve në nivel kombëtar dhe njësitë tatimore të qeverisjes vendore, të ngarkuara për administrimin e tatimeve, taksave dhe kontributeve në nivel vendor; me perjashtim të akcizës

2.8 “Kushte dhe rregulla”, nënkupton Termat dhe Kushtet të dhëna në këto kushte dhe rregulla, si dhe ato që mund të amendohen apo të rishikohen nga administrata tatimore në çdo kohë.

2.9 “Manuali i perdoruesit”, nënkupton dokumentin, që administrata tatimore i jep “e-user”, në mënyrë elektronike, digitale, me e-maile të rregullta ose në dorë. Në të përfshihet informacion, procedura dhe kërkesa në lidhje me përdorimin e platformës.

2.10 “Sistem qendror” nënkupton sistemin informatik tatimor te aksesueshem dhe menaxheshem nga administrata tatimore.

2.11 “Tatimpagues i migruar” nënkupton te të gjithë tatimpaguesit në sistemin informatik të administratës tatimore.

3 Procedurat e sigurisë

3.1 Në përdorimin e Platformës Qëndrore të Faturave, “e-user”-i është i detyruar të ndjekë të gjitha procedurat e sigurisë dhe kërkesat e dhëna nga administrata tatimore në manualet e përdoruesit, si dhe çdo ndryshimi në të ardhmen, që mund t’u bëhet kërkesave dhe procedurave.

3.2 Të gjitha përgjegjësitë, që mund të vinë nga përdorimi i gabuar, apo nga persona të paautorizuar, janë në ngarkim të “e-user”-it, i cili është vetë përgjegjës, për të marrë të gjitha masat për parandalimin e përdorimit fallco ose të paautorizuar në “e-user” akses dhe/ose në të dhëna të tjera të siguruara.

3.3 “e-user”-i duhet të marrë çdo masë me qëllim forcimin e sigurisë, integritetin e instruksioneve dhe veprimeve që ai kryhen gjatë përdorimit të Platformës Qëndrore të Faturave. Kjo përfshin, por jo duke u kufizuar vetëm në to, sigurimin që mjetet elektronike të “e-user”-it të mos lihen pa u parë

gjatë hyrjes në Platformën Qëndrore të Faturave, sigurimi i mjeteve të daljes së menjëhershme mbas kryerjes së veprimeve në çdo përdorim, dhe mos përdorimi i asnje informacioni personal indetifikues.

4 Disponueshmeria e Platformës Qëndrore të Faturave

4.1 Platforma Qëndrore të Faturave është e disponueshme si një ndërfaqe (website), e cila është e disponueshmë për tu përdorur nga një kompjuter personal (PC) ose Laptop apo Telefon Smart. Kërkesat minimale për ekranin janë 1024×768 pixels. Platforma Qëndrore të Faturave operon në versionet e Internet Explorer 10 e lart, Google Chrome 30 dhe lart dhe Mozilla Firefox 25 dhe lart. Kërkesat shtesë janë:

Microsoft Excel: Microsoft Excel 2007 dhe lart Adobe reader: Adobe Reader 5.0+ dhe lart

4.2 Platforma Qëndrore të Faturave është e disponueshme për “e-user”-at 7 ditë të javës, 24 orë në ditë. Platforma Qëndrore të Faturave mund të ndërpritet me ose pa lajmërim, për shkak të problemeve të sistemit, të telekomunikacionit, elektrike ose interneti dhe për çdo shkak tjetër, i cili është jashtë kontrollit të administratës tatimore. Problemet e Platformës Qëndrore të Faturave nuk shkarkojnë nga përgjegjësia “e-user”-in nga përmbushja e detyrimeve të tija kundrejt administratës tatimore.

5 Mënyra e komunikimit dhe afatet

5.1 Administrata tatimore pranon, pa asnjë kufizim, të gjitha veprimet e dërguara, transmetuara, nëpërmjet komunikimit elektronik të tatimpaguesit me administratën tatimore, duke i konsideruar këto komunikime me të njëjtën vlefshmëri sikurse komunikimi të ishin kryer me metodat tradicionale të dorëzimit të tyre në mënyrë personale tek administrata tatimor, apo nëpërmjet shërbimit postar.

5.2 Administrata tatimor dhe tatimpaguesi (“e-user”-i), nuk mund të paraqesin pretendime, dhe nuk mund të konsiderojnë të mos marrë nëpërmjet komunikimit elektronik një veprim të kryer, kërkesë për kryerje veprimi, ose çdo mesazh, njoftim, dokumenti apo çdo akt administrativ.

5.3 Konsiderohet si moment i dërgimit të dokumentit elektronik, koha kur dokumenti elektronik del nga sistemi kompjuterik i dërguesit dhe hyn në sistemin kompjuterik, që nuk është nën kontrollin e dërguesit apo nën kontrollin e një personi të autorizuar prej tij.

5.4 Konsiderohet si moment i marrjes së dokumentit elektronik, koha kur dokumenti elektronik hyn në sistemin kompjuterik të marrësit dhe/ose në sistemin kompjuterik të personit të autorizuar prej tij.

5.5 Si kohë e vlefshme, do të merret data dhe ora e sistetmit elektronik tatimor sipas standardit të matjes së orës zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

6 Dërgimi i informacionit elektronik

6.1 Shërbimi i dërgimit të informacionit, është i vlefshëm dhe ofrohet vetëm për “e-user”-at e regjistruar, pavarësisht faktit, nëse ata veprojnë në emër dhe për llogari të tyre, apo si përfaqësues të një “e-user”- i tjetër, apo të një tatimpaguesi, i regjistruar si i tillë në administratën tatimore.

6.2 Tatimpaguesi i regjistruar si “e-user”, ka të drejtë të marrë në çdo kohë çdo informacion të përgjithshëm, që administrata tatimore u dërgon “e-user”-ave të tjerë.

6.3 Tatimpaguesi i regjistruar si “e-user” mund të marrë nëpërmjet Platformës Qëndrore të Faturave, njoftime personale formale, duke përfshirë, por jo kufizuar vetëm në to, vlerësim tatimor, informacione, kujtesa dhe formularë të ndryshëm nga ana e administratës tatimore.

6.4 Tatimpaguesi i regjistruar si “e-user”, ka të drejtë t’i dërgojë në çdo kohë administratës tatimore informacion plotësues, çdo kërkesë nëpërmjet dërgimit të tyre nga adresa e tij e postës elektronike (email), ose nëpërmjet llagarisë së tij si “e-user”, të hapur në sistemin elektronik të Platformës Qëndrore të Faturave. Dërgimi nga ana e tatimpaguesit e informacionit të mësipërm është në varësi nga metoda e aplikueshme, që administrata tatimore mund të përfshijë në çdo kohë në versionet e ardhshme të Platformës

7 Pagesat e Platformës Qëndrore të Faturave

7.1 Funksionet e ofruara nga sistemi elektronik i Platformës Qëndrore të Faturave, ju ofrohen përdoruesve të këtij sisitemi pa asnjë pagesë.

7.2 Çregjistrimi i tatimpaguesve apo i përfaqësuesve të tyre nga sistemi i shërbimit elektronik tatimor kryhet pa asnjë pagesë.

8 Çregjistrimi i përdoruesit nga Platforma Qëndrore të Faturave

8.1 Administrata tatimore ka të drejtë të çregjistrojë një “e-user”ose të pezullojë përdorimin e Platformës Qëndrore të Faturave kundrejt çdo përdoruesi për çfarëdo arësye duke përfshirë sa më poshtë, por duke mos u kufizuar vetëm në to:

➢ në rastet e vdekjes së një individi, i cili është i regjistruar si përdorues “e-user” me të dhënat personale të tij

8.2 Në rast se nga ana e administratës tatimore është vendosur për të çregjistruar nga Platforma Qëndrore të Faturave, apo për të pezulluar “e-user” nga e drejta e patjes akses apo për të përdorur Platformën Qëndrore të Faturave administrata tatimore njofton me shkrim për veprimin e mësipërm tatimpaguesin që është regjistruar si “e-user”. Njoftimi për çregjistrimin apo pezullimin e “e-user”-it, i njoftohen këtij të fundit Brenda 15 ditëve, nga data që administratori i sistemit ka marrë vendimin.

9 Të Drejtat dhe Detyrimet e tatimpaguesit të regjistruar si “e-user”

9.1 Në momentin e aksesimit të tatimpaguesit si “e-user”, në Platformën Qëndrore të Faturave, ai duhet të deklarojë se bie dakort me të gjitha rregullat e përdorimit të platformës, duke konfirmuar se i ka lexuar, kuptuar dhe se angazhohet të zbatojë të gjitha rregullat e përdorimit të Platformës Qëndrore të Faturave.

9.2 “e-user”-i pranon se ka përgjegjësi të plotë, për të gjitha veprimet e tij të dërguara në Platformën Qëndrore të Faturave, dhe pranon se këto veprime shprehin vullnetin e tij, si dhe konsideron si të njohura dhe të pranuara prej tij të gjitha veprimet, që ai ka kryer me administratën tatimore në llogarinë e tij si “e-user”, dhe konsideron si të marrë e të njohur prej tij, çdo njoftim informacion, akt apo dokument që administrata tatimore i ka dërguar atij nëpërmjet Platformës Qëndrore të Faturave.

9.3 Përgjegjëgjësia e përdorimit të Platformës Qëndrore të Faturave është në kotrollin e “e-user” –it, i cili në momentin e pranimit të kushteve dhe rregullave të përdorimit të këtij shërbimi, ka rënë dakort, që të marrë përsipër nën përgjegjësinë e tij, të gjitha rreziqet që mund të vinë nga gabimet gjatë përdorimit, lënie jashtë vemendjes për hapat që ai duhet të ndjekë në përdorimin e Platformës Qëndrore të Faturave, si dhe çdo pasojë, që mund të vijë nga përdorimi i vonuar i këtij shërbimi.

9.4 Gjatë përdorimit të Platformës Qëndrore të Faturave, nga ana e “e-user”-it, ky i fundit duhet të tregojë kujdes maksimal për kontrollin e paisjes kompiuterike dhe programeve që ai përdor, duke kryer procedurat e pastrimit (skanimit), në mënyrë që të përfitojë hyrjen e rregullt, dhe që të ketë të drejtën e aksesit në Platformën Qëndrore të Faturave, në mënyrë zbulimin e viruseve dhe programeve (softëare) të tjerë të dëmshëm, si dhe duhet të marre të gjitha hapat për të siguruar që:

➢ paisja kompjuterike dhe sistemi i programeve (softwareve) të jetë pa viruse;

➢ asnjë virus nuk mund të transferohet në paisjet kompiuterike dhe programet (software) e

Platformës Qëndrore të Faturave të administratës tatimore; të sigurojë, që të ketë një lidhje interneti të sigurt dhe të shpejtë përpara se të aksesohet në Platformën Qëndrore të Faturave.

10 Të Drejtat dhe Detyrimet e Administratës Tatimore

10.1 Administrata tatimore nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje, e cila ka ardhur si pasojë e

rrethanave apo shkaqeve, që nuk janë në kontrollin direkt të tij, ku përfshihet, por pa u kufizuar vetëm në to, dështimi elektronik ose mekanik i pajisjeve si të e-user”-it ashtu edhe të atyre të Platformës Qëndrore të Faturave për të pranuar transmetimin e veprimeve, probleme ne linjën e internetit, probleme të tjera të paisjeve të transmetimeve elektronike ose fatkeqësi natyrore.

10.2 Administrata tatimore nuk garanton saktësinë, mjaftueshmërinë ose përsosmërinë e informacionit dhe dokumentave të siguruara nga Platforma Qëndrore e Faturave, dhe në mënyrë të veçantë ajo është e perjashtuar nga përgjegjësia për gabime ose ndryshime në këto dokumenta.

10.3 Administrata tatimore nuk garanton se e drejta e aksesit për në sistemin e Platformës Qëndrore të Faturave, ose informacioni apo funksionet do të sigurohen të pandërprera dhe pa gabime, ose pa ndërhyrjen e një pale të tretë të paautorizuar në to.

10.4 Administrata tatimore, nuk do të jenë përgjegjës në asnjë rast, që ka të bëje me humbje ose dëmtime sido që të jëtë shkaku i ardhjes së tyre.

11 Ndryshimet dhe përmirësimet e kushteve të përdorimit të Platformës Qëndrore të Faturave

11.1 Administrata tatimore mund të ndryshojë herë pas here kushtet e përdorimit të sistemit elektronik të Platformës Qëndrore të Faturave, me qëllim përmirësimin e tyre. Në rastet e ndryshimit të mënyrës dhe kushteve të përdorimit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton të gjithë përdoruesit, “e-user”-at, e regjistruar në këtë shërbim, të paktën 30 ditë para aplikimit të ndryshimeve që do të bëhen.

11.2 Çdo ndryshim, që do të behët sipas parashikimeve të pikës 7.1 dhe çdo ndryshim që do t’i bëhet ketyre kushteve dhe rregullave, do t’ju dërgohen të gjithë përdoruesve të regjstruar në Platformën Qëndrore të Faturave, 30 ditë para fillimit të zbatimit tyre. Mënyra e njoftimit do të jetë me anë të dërgimit të tij në postën elektronike të përdoruesit të regjistruar si “e-user”.

11.3 Në raset kur një përdorues i regjistruar si “e-user” në Platformës Qëndrore të Faturave, nuk bie dakort me kushtet dhe procedurat e reja të përdorimit, apo me përmirësimin e kushteve dhe procedurave ekzistuese të përdorimit të Platformës Qëndrore të Faturave, administrata tatimore nuk lejon aksesimin e Platformës Qëndrore të Faturave nga ky përdorues.

12 Njoftimet e Platformës Qëndrore të Faturave për “e-user”-at

12.1 Çdo njoftim, që bëhet nga administrata tatimore per “e-user”-at, do tu komunikohet nëpërmjet email, dhe/ose postimit të këtyre njoftimeve në website e administratës tatimore dhe/ose në çdo vend të dukshëm në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ose në Drejtoritë Rajonale Tatimore, dhe do t’u bëhet i ditur me të gjitha format e komunikimit të akteve që nxjerr administrata tatimore, sipas procedurave dhe mënyrave të përcaktuara në Ligjin nr. 9920. Datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of