Një pjesë e Kosovës sot është goditur nga tërmeti. Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, derisa ishte me magnitudë 3.1. Lëkundje të forta nga tërmeti ka pasur dhe në Shqipëri. Tërmeti me epiqendër qytetin e Korçës kishte magnitudë 5.2. Lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete të tjera por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.
Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka konfirmuar tërmetin e sotëm që ndodhi në Kosovë.
Mustafa ka thënë se tërmeti ishte me magnitudë të ulët dhe se nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
“Po ka ndodhur një tërmet me magnitudë 3.0. Epiqendra ishte në Dragash, ndërkaq nuk është raportuar për dëme materiale apo të lënduar”, ka thënë Mustafa.
Kurë, në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, thuhet se epiqendra e këtij tërmeti ishte 11 km Veri Perëndim të Dragashit, respektivisht në koordinatat 42.16 (latituda) dhe 20.71 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km.
“Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot më datë 01.11.2019 në orën 07:53 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 3.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit”.
“Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Prizrenit, Gjakovës dhe një pjese e territorit Jug-perëndimor të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur sot qytetin e Korçës.
Deri më tani Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.