Terminalet e kontrolluara nga biznesmenët, Kurti planifikon hapjen e Terminaleve shtetërore

13/05/2020 3:00 PM 0 komente

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar objektin e vjetër të Aeroportit të Prishtinës. Nga atje, ai dha lajmin se Qeveria dhe ministritë vartëse kanë nis përgatitjen për hapjen e një Terminali Doganor shtetërorë. Përveç këtij në regjionin e Prishtinës, Kurti tha se Terminale Doganore do të hapën edhe në Mitrovicë e në Vërmicë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sot Aeroportin Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ për objektin e vjetër të së cilit ka shprehur interesim ta rikthejë në Terminal Doganor.

Ai tha se kjo do bëhet në mënyrë që doganierët e Prishtinës të vijnë këtu dhe terminali doganor të jetë i shtetit.

”Është shumë i përshtatshëm sa i përket hapësirës që ka dhe infrastrukturës që posedon. Që nga nëntori i vitit 2013 ky objekt nuk shfrytëzohet. Sivjet bëhen 7 vjet që këto hapësira të aeroportit të vjetër të Prishtinës nuk shfrytëzohen dhe është një objekt tejet i përshtatshëm për Terminal Doganor për regjionin e Prishtinës”.

Ai ka thënë se 37 milionë euro i kanë të hyrat 10 terminalet doganore në pronësi private.

“Siç kam kuptuar 37 milionë euro i kanë të hyrat 10 terminalet doganore në pronësi private. Le të ia fillojmë me këtë terminal doganor këtu në Prishtinë që gjeografikisht është në mes të Kosovës pastaj të vazhdojmë në Mitrovicë e në Vërmicë. Ne si Qeveri shprehim interesimin që në një kohë sa më të shkurtuar që ta funkisonalizojmë këtë ndërtesë që ka edhe energji elektrike e ku funksionojnë si terminal doganor të shtetit tonë.

Shefi i qeverisë në detyrë tutje ka bërë me dije se terminalet private përveç që kanë tarifa të larta për kompani të ndryshme, gjithashtu privojnë arkën shtetërore nga një shumë e konsiderueshme e të hyrave.

“Janë diku 155 mijë kamionë që hyjnë në Kosovë për çdo vit për shkak se ne kemi deficid tregtar dhe këta kamion kanë kosto të madhe sepse shkojnë nëpër terminale doganore në pronësi private. Këto terminale private përveç që kanë tarifa të larta për kamionët gjithashtu edhe e privojnë shtetin nga një shumë e të hyrave. Le t’ja fillojnë me këtë Terminal Doganor këtu në Prishtinë që është pak a shumë gjeografikisht në mes të Kosovës për të vazhduar pastaj me atë në Mitrovicë dhe Vërmicë”.

Ai në fund ka thënë se Qeveria e Kosovës Kryeministër në detyrë, bashkë me Ministrin e Financave shprehi interesimin  që në kohë sa më të shkurtër ta funksionalizojmë këtë ndërtesë ku ka edhe energji elektrike e ku funksionojnë edhe kamerat, për terminalin doganor të shtetit tonë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of