Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka sqaruar vendimin për çështjen e hyrjes në Republikën e Kosovës. Sipas këtij vendimi, të gjithë personat që hyjnë në vend dhe e kanë të kryer testin për COVID-19, jo më të vjetër se katër ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vet izolim
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka sqaruar vendimin për çështjen e hyrjes në Republikën e Kosovës.
Sipas këtij vendimi, të gjithë personat që hyjnë në vend dhe e kanë të kryer testin për COVID-19, jo më të vjetër se katër ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, kjo qendër ka bërë me dije se në rastin kur nuk janë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për shtatë ditë, derisa kur ekipi mjekësor vlerëson se kanë simptoma, i japin udhëzime si të veprojnë.
Sqarimi i plotë:
- Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;
- Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;
- Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.
“Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐢𝐫𝐚𝐣𝐞, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞). Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.
Sipas QKMF-së, bazuar në vendime të marra nga qeveria, përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Kosovë për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen në vendet e tyre të njëjtën ditë.
“Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS. Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër #RKS, përjashtohen nga këto rregulla’, thuhet në njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.