Testi i antitrupave, vetëm 2.5% e italianëve janë infektuar me Covid-19

04/08/2020 10:23 AM 0 komente

Autoritetet në Itali kanë zbuluar se vetëm 2.5% e italianëve, ose 1.482,000 njerëz, kanë antitrupa të Covid-19, pra kanë qënë të infektuar me virus, pavarësisht se është një nga vendet më të goditura në Europë.

Sipas rezultateve të një studimi kombëtar të publikuar të hënën, rajoni verior i Lombardisë, më i godituri nga pandemia, raportoi numrin më të lartë të njerëzve me antitrupa, 7.5%, ndërsa dy ishujt kryesorë italianë, Siçilia dhe Sardenja, kishin numri më i ulët prej 0.3% të popullsisë.

“Rezultatet e ndryshme të studimit në territorin e vendit janë shumë të rëndësishme. Kjo do të thotë se masat e ashpra dhe rigoroze të miratuara nga qeveritë qendrore dhe rajonale, dhe sjellja e duhur e popullit italian shmangu një përhapje më masive të virusit”, tha ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Sipas studimit, gati një e treta e atyre që rezultuan pozitivisht në testin e antitrupave ishin asimptomatikë dhe burimi më i shpeshtë i infeksionit, në 41.7% të rasteve, është nga një i afërm që jeton në të njëjtën shtëpi.

Numri aktual i personave me antitrupa është gjashtë herë më i lartë se ai i regjistruar gjatë pandemisë, tha Linda Laura Sabbadini, drejtoresha e Institutit Kombëtar të Statistikave (Istat).

Studimi, i kryer në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Italian, midis 25 majit dhe 15 korrikut, testoi mostrat e gjakut të 64.660 personave në 2 mijë fshatra e qytete në të gjithë Italinë, të ndarë sipas gjinisë, profesionit dhe grupmoshave. Në studim nuk u përfshin njerëzit që jetojnë në institucione të kujdesit shëndetësor./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of