Tetë raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 200 qytetarët të testuar si të dyshuar me Covid-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe një në Krujë”.
Listës të të shëruarve i janë shtuar edhe 6 persona, ndërsa numri në total i të prekurve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 989 qytetarë.
“Rreth 79% e të prekurve janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv janë të shtruar 16 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.