Banka Qendrore e Kosovës sot po shënon 20 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë përvjetor Presidenti i vendit Hashim Thaçi, vlerësoi se Banka Qendrore e Kosovës është model për rajonin. Kurse, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se institucioni që ai udhëheq ka vënë bazën e shtet-ndërtimit me themelimin e saj. Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, ka thënë se ë Kosovë duhet të bëhen reforma të cilat do të ulin shkallen e varfërisë, ikjet nga Kosove dhe të ulin papunësinë.
Në 20 vjetorin e themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës u tha se gjatë këtyre dy dekadave është arritur progres i madh në sistemin financiar në Kosovë.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se institucioni që ai udhëheq ka vënë bazën e shtet-ndërtimit me themelimin e saj.
“BQK-ja është institucion i ri krahas angazhimeve të mëdha për organizimin nga e para, filloi së angazhuari për ndërtimin e infrastrukturës financiare për fillimin e sistemit financiar në Kosovë. Në këtë mënyrë BQK-ja shumë shpejt filloi aktivitetin për ndërtimin e sistemit të pagesave, formulimin e kornizave për sektorin financiar”.
“Fillimi i funksionimit të BQK-ja koicidon me kohën kur pjesa më e madhe e vendeve të rajonit ishin drejtë përfundimit të tranzicionit. BQK-ja mësoj shumë nga vështirësitë e bankave qendrore të vendeve në tranzicion dhe zgjodhi modelin ku, i cili u tregua i suksesshëm për zhvillimin e një sektori financiar efikas dhe të qëndrueshëm”.
Sipas tij, BQK-ja ka ndjekur një politikë të shëndoshë të besimit i cili ka shërbyer si fondament i zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Kosovë.
“Në këtë mënyrë BQK-ja vendosi bazat e një sistemi financiar të bazuar në pronësi private dhe hapi dyert për hyrjen e sistemeve financiare në Kosovë. BQK-ja në vazhdimësi ka ndjekur një politikë të shëndoshë të besimit i cili ka shërbyer si fondament i zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Kosovë”.
Në këtë përvjetor Presidenti i vendit Hashim Thaçi, vlerësoi se Banka Qendrore e Kosovës është model për rajonin.
Në një fjalë rasti Thaçi tha se 20 vjet më parë u vunë themelet e sistemit te mirëfilltë bankar që kemi sot, i cili ofron stabilitet financiar.
“Më shpalljen e pavarësisë filloi një reformë e re për Kosovën dhe që atëherë BQK-ja ka shënuar stabilitet financiar. Në këtë rrugëtim mund të them se BQK-ja është model për tërë rajonin tonë”.
Megjithatë Thaçi theksoi se në të ardhmen do të ketë sfida.
“Sfidë do të jetë integrimi i mëtutjeshëm i sistemit tonë financiar me sistemet e vendeve të zhvilluara dhe plotësimin e të gjitha kritereve të sistemit financiar të Kosovës për anëtarësim në BE. Gjithashtu sfidë është edhe ruajtja e stabilitetit financiar, që të kemi mekanizma që ta mbajnë këtë stabiliteti financiar”.
Thaçi shprehu falënderime ndër të tjera për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe GIZ-in, për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar.
FMN: Në Kosovë ka shkallë të lartë të papunësisë
Në Kosovë duhet të bëhen reforma të cilat do të ulin shkallen e varfërisë, ikjet nga Kosove dhe të ulin papunësinë.
Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë konferencës se mbajtur për 20 vjetorin e Bankës Qendrorë të Kosovës.
Zhang gjithashtu ka thënë se në Kosovë kemi në shkallë të lartë të papunësi si dhe një pjesëmarrje të ulët te grave në tregun e punës.
“Shkalla e zhvillimi ekonomik është 3-4% është bukur e larte krahasuar me pjesën tjetër te Evropës se zhvilluar, mirëpo tregu i punës vazhdon të mbetet në një shkallë të lartë të papunësi dhe një për shkallë e ulëte e pjesëmarrjes në fuqi punëtorë, veçanërisht e grave”, ka thënë zëvendës drejtori i FMN-së.
Ai gjithashtu ka deklaruar se të ardhurat për kokë banori janë rritur por ende është një hendek i madhe mes Kosovës dhe vendeve tjera të Evropës.
“Te ardhurat për koke banori janë rritur me se shpejti ne Evropë, edhe për ketë përgëzuar por nivel i këtyre është me ulet se sa një mesatare e arsyeshme , kjo pasqyron se është një hendek konkurruese”, ka thënë Tao Zhang.
Në 20 vjetorin e BQK-së organizohet edhe konferenca ndërkombëtare “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë drejtuesit më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Bankës Botërore, institucioneve të tjera financiare dhe drejtues të bankave qendrore nga rajoni dhe më gjerë./Monitor.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.