Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur mirënjohës ndaj personelit shëndetësor në Kosovë, për gatishmërinë e treguar në përballje me pandeminë COVID-19.
Thaçi po ashtu ka apeluar që të gjithë të kenë kujdes të shtuar ndaj virusit korona, ndërsa dhe në adresimin e tij të djeshme, ai u shpreh falënderues edhe ndaj qeverisë shqiptare.
”Dua të falënderoj Shqipërinë, qeverinë shqiptare që në këtë sezon kaq të jashtëzakonshëm turistik, e trajtoi hapësirën e dy shteteve tona si një të vetme – duke mos krijuar asnjë pengesë për qytetarët e Kosovës në kufirin mes vendeve tona”, ka thënë Thaçi.
Ai ka uruar ata që kanë pasur mundësi të pushojnë në Kosovë e Shqipëri .
”Uroj që kush ka gjetur kohë dhe ka pasur mundësi të pushoj pak në malet e Kosovës apo në detin e Shqipërisë, të jetë lehtësuar sadopak nga barra e madhe e këtij viti të vështirë që vazhdon me kërcënimin e virusit COVID-19”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.