The Economist: 100 Universitetet më të mira të 2017 për master në biznes

31/10/2017 10:47 AM 0 komente

Shkollat amerikane të biznesit dominojnë listën e The Economist për 2017, për masterat në fushën e administrim biznesi (MBA), duke marrë kështu 16 nga 20 vendet e para.

Universiteti Northwestern i Kellogg School of Management kthehet në vendin e parë për herë të parë që nga viti 2004. Studentët e këtij universiteti lavdërojnë lehtësitë e tij dhe kulturën bashkëpunuese. Mundësitë e tyre të karrierës janë ndër më të mirat, pjesërisht falë një prej rrjeteve më të mëdha të të diplomuarve në botë: 97% e nxënësve gjejnë një punë brenda tre muajve pas diplomimit.

Edhe disa nga universitetet europiane më të mira janë në këtë listë të 2017, ku mund të përmenden shkollat e biznesit nga Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Monako, Holanda, Spanja, Britania e Madhe dhe Zvicra. Ndërsa nga ato aziatike, sërish në listë janë universitete nga Singapori, Kina dhe Australia.

Të gjitha top universitetet në renditje përbëhen kryesisht nga shkollat më të mëdha dhe prestigjioze amerikane, për të cilat studentët janë të lumtur të paguajnë ekstra. Pagesa mesatare e tyre për shkollim është 134,600 dollarë, dhe është rritur me hapa të shpejtë në vitet e fundit. Punëdhënësit, gjithashtu, janë të gatshëm të kërkojnë studentët më të mirë. Paga mesatare e tyre ishte 127,300 dollarë, një rritje prej 70% para MBA. Por jeta, si renditja, nuk është vetëm për para.

The Economist tregon se, si metodologji, peshohen të dhënat sipas asaj që na tregojnë nxënësit është e rëndësishme. Katër kategoritë e mbuluara janë: hapja e mundësive të reja të karrierës (35%), zhvillimi personal dhe përvoja arsimore (35%), paga më e mirë (20%) dhe potenciali i vendosjes së rrjetit të njohjeve (10%).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of