“The Game Awards”, videolojërat më të mira për vitin 2020

21/12/2020 3:37 PM 0 komente

Triumfon me 6 çmime The Last of Us, Part 2, ndërsa Among Us është cilësuar si surpriza e vitit 

 

Më 13 dhjetor, u mbajt në Los Anxhelos, “The Game Awards 2020”, nata e madhe e “Oskarëve”, që vlerësoi videolojërat më të mira për vitin 2020.

Edhe pse u “zhvillua” në versionin Covid, me gjithë të ftuarit në lidhje nëpërmjet Zoom dhe jo në mbrëmjen tradicionale gala, në eventin që vlerësoi videolojërat më të mira për 2020, fitues është Last of Us, Part 2, me gjashtë çmime, ndër të cilat edhe videoloja më e mirë për 2020.

 

Videolojërat, një treg në rritje

Tregu i videolojërave shënoi një rritje prej 9,3% krahasuar me vitin e kaluar, vlera e të cilit në 2020-n arriti në 159,3 miliardë dollarë. Kjo është një shifër e frikshme, që merr vlerë edhe më të madhe, nëse krahasohet me atë të industrive të lidhura me botën e kinemasë, e cila këtë vit pësoi një goditje të madhe, dhe ka mundur vetëm një herë, vitin e kaluar, të kapërcejë shifrën 100 miliardë dollarë

2020 ishte një vit i bukur për videolojërat – pak javë më parë, doli gjenerata e re e konsolëve, me PlayStation 5 dhe Xbox S|X në krye të listës së dëshirave për festat e fundvitit për shumë nga thuajse 3 miliardë gamers të vlerësuar në të gjithë botën.

 

Videoloja më e mirë për 2020 – The Last of Us 2

Në Game Awards 2020, fitoi gjithçka që mund të fitonte dhe është vlerësuar loja e vitit. Aventura e Ellie është prekëse, intensive, një lojë që e ka ngritur në një nivel tjetër sektorin e videolojërave, në lidhje me narracionin dhe aftësinë për të emocionuar lojtarin.

 

“Best Indie” dhe loja më e mirë në luftim – Hades

Hades ka pushtuar hapësirën e tij dhe falë komplotit mitologjik fitoi në kategorinë e lojës “Best Indie”, si dhe loja më e mirë në luftim, madje të konkurrojë edhe për titullin e lojës së vitit.

 

“Multiplayer” më i mirë dhe loja më e mirë mobile – Among Us

Dy çmime për Among Us. Shokë apo mashtrues – e gjithë loja vërtitet rreth zbulimit ‘të armiqve’ në mesin e anëtarëve të ekuipazhit. Është loja e momentit për fëmijët nën 16 vjeç.

 

Kolona më e mirë zanore dhe loja më e mirë me role – Final Fantasy VII Remake

Dy çmime për Final Fantasy 7, për kolonën zanore më të mirë dhe padyshim, për lojën më të mirë me role.

 

Best Art Direction dhe loja më e mirë e zgjedhur nga fansat – Ghost of Tsushima

Tetë nominime dhe dy çmime për lojën me temë samurajit, ekskluzive në PlayStation (Best art direction dhe loja më e mirë e zgjedhur nga fansat)

 

Videoloja më e mirë strategjike / simuluese – Flight Simulator

Të ndaluar për të udhëtuar, për shkak të pandemisë, Flight Simulator është loja e cila ju dhuron përshtypjen se mund të udhëtoni në botë. Këtë vit, nuk mund të mos fitonte në kategorinë strategjia / simuluesi më i mirë

 

Videoloja më e mirë për familjen – Animal Crossing

Loja më e mirë për familjen. Kapitulli i pestë i lojës me kafshë antropomorfe, New Horizons.

 

“Games for impact” – Tell Me Why

Tre episode për të treguar historinë e binjakeve Alyson dhe Ollie dhe tranzicionin e kësaj të fundit për t’u bërë Tyler. Fituese në kategorinë e lojërave të afta për të ndikuar në shoqëri, duke sjellë një mesazh vërtet të rëndësishëm.

 

Loja më e mirë sportive – Tony Hawk’s Pro Skater 1+2

Tony Hawk’s Pro Skater 1+2 fitoi çmimin si loja më e mirë sportive, duke u renditur përpara Dirt 5, Formula 1 2020, Nba 2k1 dhe Fifa 21

 

Loja më e mirë në mbështetje ndaj komunitetit – Fall Guys

Cilësi në azhurnimet e propozuara, Fall Guys fiton çmimin për mbështetjen më të mirë ndaj komunitetit, duke lënë pas Destiny 2 dhe Fortnite.

 

Loja më e mirë në VR – Half life Alyx 

Lojërat në VR janë gjithnjë interesante. Në njërën anë, një premtim i përjetshëm, dhe në tjetrën, një e ardhme e mundshme e afërt. Halflife fiton në këtë kategori, por në mesin e lojërave ishin edhe Skuadrons Star Wars, e cila do ta kishte të merituar çmimin.

 

Loja më e mirë luftarake – Mortal Kombat 11

Nëse mendon për një lojë luftarake, dy kanë bërë historinë e videolojërave Mortal Kombat dhe Street Fighter, por çmimi i shkon së parës, si loja më e mirë luftarake për 2020.

 

“Best Debut Game” – Phasmophobia

Survival Horror në ndjekje të fantazmave. Fiton në kategorinë e lojërave debutuese për një studio zhvillimi. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se çfarë do të bëjë në të ardhmen Kinetic.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of