The Travel: Shqipëria ndër 10 vendet e lira që duhet të vizitojë çdo backpacker

20/06/2019 10:24 AM 0 komente

Backpacking është një formë udhëtimi, pjesë e turizmit të aventurës, e cila e ka bërë udhëtimin rreth globit më të lehtë për të gjithë të pasionuarit, në një buxhet të përballueshëm.

Madje, edhe studentët po kryejnë udhëtime në lokacione ekzotike përmes kësaj forme turizmi, të lirë. Backpacking përdoret nga të gjithë, duke nisur nga alpinistët, deri te vizitorët e shkretëtirave, por në ditët e sotme, është bërë më i larmishëm, teksa të pasinuarit e ‘backpacking’ udhëtojnë nëpër qytete të mëdha.

Turistët backpackers përdorin strehim me një buxhet ekonomik, duke përfshirë hostele dhe shtëpi-dhoma me qira, duke marrë transportin publik, dhe duke iu shmangur ngrënies në zonat turistike, për të kursyer para. Edhe pse nuk do të keni një pushim luksoz, mund të shihni disa pjesë të pazbuluara të qytetit dhe madje të shoqëroheni me disa vendas.

Por për ata turistë të stërvitur që kanë qenë në destinacionet popullore, ose udhëtarët me një buxhet të kufizuar, The Travel, faqja e njohur në botë për sektorin e turizmit dhe promovimet, këshillon të provoni një nga këto vende të nënvlerësuara në udhëtimin tuaj të ardhshëm. Një nga sugjerimet përfshin Shqipërinë, në mesin e shteteve të tjera në botë si Nikaragua, Turqia, Sri Lanka, Nepali, Indonezia, Tanzania, Estonia dhe Maroku.

1. Shqipëria

Shqipëria, pikërisht në veri të Greqisë, e pasur me forma nga më të ndryshme të turizmit, ka të gjitha mrekullitë mesdhetare të vendeve të tjera të zonës, në një kosto më të ulët. Nëse doni detin e kaltër, malet e larta dhe mijëra vjet histori, ngjituni dhe shkoni në këtë vend ballkanik.

Nëse keni dëshirë për të eksploruar Europën, por nuk mund të përballoni koston e disa prej qyteteve të mëdha turistike, ju do të dëshironi të provoni Europën Lindore dhe Ballkanin. Në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë, mund të gjeni bujtina për nën 20 dollarë nata, dhe shumë prej muzeve dhe galerive të saj kanë hyrje të lirë. Sa për ushqim, mund të hahet në një restorant për rreth 5 dollarë vakt.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of