Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët se në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të anullohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” sipas listes së mëposhtme:
•Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
•Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
•Aeroporti Bologna (BLQ)
•Aeroporti Firenze (FLR)
•Aeroporti Genoa (GOA)
•Aeroporti Perugia (PEG)
•Aeroporti Pisa (PSA)
•Aeroporti Rimini (RMI)
•Aeroporti Venezia (VCE)
•Aeroporti Verona (VRN)
Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.
Njoftojme së të gjitha destinacionet e mëposhtme vazhdojne fluturimet normalisht.
Ancona (AOI)
Roma (FCO)
Torino (TRN)
Bari (BRI)
Për çdo informacion tjeter zyrtar ju lutem ndiqni mediat sociale të aeroportit dhe faqen web: www.tirana-airport.com
Ndalimi i fluturimeve
Pasi u konfirmuan dy rastet e para në Shqipëri me koronavirus, kryeministri Edi Rama njoftoi se janë ndaluar fluturimet drejt Italisë së Veriut.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.