Është inaguruar sot terminali i ri në aeroportin “Nënë Tereza”, i cili i shton tetë porta të reja.
Gjithashtu është është vënë në punë sistemi i ri teknologjik për leximin e pasaportave, i cili pritet të lehtësojë fluksin e hyrjeve.
Nga nesër, përfitues të këtij shërbimi do të jenë mbajtësit e pasaportës shqiptare, qytetarët e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.
“Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje falë angazhimit të ministrit të Brendshëm, policisë së Shtetit dhe kompanisë e cila që në ditën e parë të nënshrkimit të marrëveshjes së re pasi bleu nga koncesionari i mëparshëm të drejtën e operimit, është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport.
Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, process që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve. Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë. Për të tjerët do ketë proces kalimi me lexim manual të pasaportës”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.