Pas bllokimit të fluturimeve për më shumë se 24 orë, Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.
Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.
Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë, thotë TIA.
Pasagjerët e Flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobusë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.
Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me Flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun, njoftoi TIA.
Rifillojnë fluturimet në Rinas, Balluku: Sot ato esenciale, nesër të udhëtarëve
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.