Udhëtimet në fundvitit edhe pse të kufizuara kudo në botë sërish nuk janë ndërprerë për arsye specifike.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në një njoftim të fundit bëri me dije kërkesat e reja të qeverisë së Holandës për shtetasit që duan të hyjnë në territorin e saj ku specifikohet një test negativ ndaj COVID-19 i kryer në 72 orët e fundit.
“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Hollandë! Në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë mbi kërkesat e fundit shtesë, të cilat janë vendosur nga Qeveria e Hollandës.
Që nga 29 Dhjetori: Të gjithë individët (përfshirë qytetarët Hollandezë) duhet të paraqesin një provë negative PCR Sars-Cov-2 / COVID-19 maksimum 72 orë para mbërritjesm bashkë me një Formular të Deklaratës së Testit Negativ përpara se të hipin në avion. Pasagjerëve që mbërrijnë në Holandë pa rezultate të vlefshme të testit negativ dhe formularit të detyrueshëm mund t’u refuzohet hyrja në Hollandë dhe do të duhet të nisen përsëri në vendin e nisje” thuhet në njoftim.
Më herët TIA bëri me dije se fluturimet drejt Londrës janë anuluar nga data 22 dhjetor deri në datë 6 janar 2021.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.