TikTok është aplikacioni më i shkarkuar në botë për vitin 2020. Rrjeti social për video të shkurtra lë pas Facebook dhe aplikacione të tjera të shoqërisë që drejtohet nga Mark Zuckerberg. WhatsApp, Instagram dhe Messenger.
“Koha totale e qëndrimit në TikTok, në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar është më e gjatë se ajo në YouTube dhe videot e shkurtra vijojnë të tërheqin vëmendjen” – tha për Nikkei, Chuzen Kin, marketing manager i App Annie, shoqëri analizash i tregut të aplikacioneve, ndërkohë që analizonte tendencat që u shfaqën nga kërkimi.
“Në lidhje me përmbajtjen, muzika dhe komeditë po bëhen gjithnjë e më të përhapura” – shtoi ai. Edhe rrjetet sociale zanore janë në rritje – raporton Nikkei – me rritjen e Clubhouse në Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2021”. Por me gjithë këtë rezultat, ai nuk renditet në vendet e para në klasifikimin botëror.
Më poshtë klasifikimi i Nikkei.
Rritja globale e TikTok dhe tani, pa sanksionet e SHBA
Në 2020, ish-presidenti Donald Trump e ftoi shoqërinë kineze t’i shiste aksionet e saj në SHBA, ndryshe do të rrezikonte sanksione. TikTok, megjithatë, u rrit gjatë pandemisë, duke u bërë aplikacioni më i shkarkuar në Europë, Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qershor, presidenti amerikan Joe Biden revokoi urdhrin ekzekutiv të paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, i cili bllokoi TikTok dhe ËeChat në tokën amerikane.
Konkurrenti i TikTok, Likee, ecën mirë… i teti në nivel botëror
Në klasifikimin botëror bie në sy edhe aplikacioni kinez, Likee, konkurrenti i TikTok, në vendin e tetë. Videot e shkurtra përdoren nga marketingu i korporatave. Trendi është ky – janë në rritje të fortë aplikacionet me të cilat është i mundur regjistrimi dhe ndarja e videove në pak sekonda, mundësisht virale. Në epokën e Stories, përdoruesit e Instagram, TikTok dhe aplikacione të ngjashme, kryesisht kanë dëshirë për të parë përmbajtje të lehta me kohëzgjatje të shkurtër.
Telegram fiton 8 pozicione në Azi
Në Azi, Telegram ka fituar 8 pozicione. Aplikacioni i mesazheve, i zhvilluar në fillim në Rusi, por tashmë me seli në Gjermani, është ngritur në pozicionin e shtatë. Përdoruesit mund të caktojnë timer për të eliminuar automatikisht mesazhet pas vizualizimit. Aplikacioni fitoi sukses të veçantë ndër manifestuesit në Hong Kong dhe Tajlandë.
Rëndësia e mbrojtjes së të dhënave në zgjedhjen e aplikacioneve të mesazheve
Në të shkuarën, përdoruesit prireshin të zgjidhnin komoditetin dhe lehtësinë e përdorimit të rrjeteve sociale falas, por së fundi, privatësia është bërë më shumë se një shqetësim. Ajo përcakton zgjedhjen e aplikacionit që përdorim. “Qasja kompanive ndaj menaxhimit të të dhënave do të bëhet një faktor vendimtar në zgjedhjen e konsumatorëve” – tha për Nikkei, Shinichi Yamaguchi, profesor në Center for Global Communications
Duke parë klasifikimin botëror të aplikacioneve më të shkarkuara në 2020, në vend të shtatë është Discord, i cili krahasuar me 2019, është ngjitur me 5 pozicione. Arsyeja? Aplikacione është i famshëm ndër gamer për të folur online dhe gjatë pandemisë regjistroi rritje shkarkimesh. Aplikacioni financohet nga Sony Group.
Soul përdor Inteligjencën Artificiale për të analizuar personalitetin e përdoruesve nëpërmjet testeve psikologjike. Kështu bëheni miq.
Në vend të dhjetë në Kinë renditet Soul. Ai funksionon në këtë mënyrë: përdor Inteligjencën Artificiale për të analizuar personalitetin e përdoruesve nëpërmjet testeve psikologjike. Pastaj i afron ato me profile të tjera të ngjashme. Një ndër ndryshimet kryesore krahasuar me shërbime tradicionale matchmaking është që njerëzit nuk përzgjidhen në bazë të një imazhi të fytyrës së tyre. Përdoruesit përdorin aplikacionin për matchmaking ose thjesht për të gjetur miq të rinj.
/ Key4biz