Tiranë, arrestohet grabitësi i parave me karta të klonuara

12/04/2013 2:36 PM 0 komente

 

ATM-Card

Krimi kibernetik ka goditur sërish në Tiranë.  Pas një hetimi dy vjeçar policia e kryeqytetit ka arritur të arrestojë shtetasin Maliq Kaca. Nga burimet policore mësohet se ai përdorte karta të klonuara dhe tërhiqte para nga bankomate në banka të ndryshme. Seksioni i Krimit Ekonomik njofton se arrestimi Kaca u zbulua me anët të kartave të klonuara me të cilat bënte blerje në dyqane.  Në cilësinë e provës materiale mësohet se i janë sekuestruar 20 karta bankomati të klonuara si dhe 10 celularë. Policia dyshon  se pas të arrestuarit fshihet një grup i mirëorganizuar i krimit kibernetik.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of