Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kujtuar edhe një herë sot të gjithë drejtuesit e mjeteve sesi do të bëhet kalimi në autostradën Tiranë-Durrës deri ditën e enjte. Këtë të hënë puna ka nisur për segmentin Maminas-Sukth që është pjesa e tretë ku ndërhyhet nga ana e ARRSH në kuadër të programit të mirëmbajtjes, sipas marrëveshjes me Bankën Botërore.
“ARRSH njofton se ka nisur sot puna per riparimin e shtresave asfaltike te dëmtuara ne Maminas-Sukth. Edhe njehere keshillat per drejtuesit e mjeteve per te mos shkaktuar probleme me trafikun.
- Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 18/06/2018.
- Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytësore.
- Automjetet qe udhëtojnë nga Tirana ne drejtim te Durrësit duhet te futen ne nënkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostradës dhe te vazhdoje ne rrugën dytësore deri ne kryqëzimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin përsëri ne autostrade ose te vazhdojnë ne rrugën dytësore.
- Ky devijim do te vazhdoje deri ditën e Enjte date 21/06/2018
- Trafiku i mjeteve te renda te transportit qe vjen nga Fushe Kruja te devijoje te karburant Kastrati ne Vore e te ndjek rrugen nepermjet nenkalimit Vore, Marikaj, Sukth, 4 Rruget e Shijakut” thuhet në njoftimin e ARRSH.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.