Ekonomia e Europës ka shënuar një rënie të fortë në tremujorin e dytë të vitit, e ndikuar nga kriza e Covid-19, njoftoi Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, PBB-ja e rregulluar sezonalisht u ul me 14.7% në zonën euro dhe me 13.9% në Bashkimin Europian. Kjo ishte deri tani rënia më e madhe që nga që nga fillimi i serive kohore në 1995.
Në tremujorin e parë 2020, rëna ishte përkatësisht -3.2% dhe -2.7% përkatësisht.
Tremujori i dytë 2019 u ndikua ndjeshëm nga masat për frenimin e COVID-19 në shumicën e Shteteve Anëtare.
PBB-ja e rregulluar sezonalisht u ul me 11.8% në zonën e euros dhe me 11.4% në BE krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas një vlerësimi të botuar nga Eurostat.
Midis shteteve anëtare për të cilat ka të dhëna të disponueshme për tremujorin e dytë të vitit 2020, Spanja (-18.5%) regjistroi rënien më të mprehtë të PBB-së krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndjekur nga Kroacia (-14,9%), Hungaria (-14,5%), Greqia (-14.0%), Portugalia (-13,9%) dhe Franca (-13,8%) Rëniet më të ulëta të PBB-së janë vërejtur në Finlandë (-4,5%), Lituania (-5,5%) dhe Estonia (-5,6%), pasuar nga Irlanda (-6,1%), Letonia (-6,5%) dhe Danimarka (-6,9%).
Numri i personave të punësuar u ul me 2.9% në zonën e euros dhe me 2.7% në BE në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin paraardhës. Këto ishin rëniet më të mprehta të vërejtura që nga fillimi i serive kohore në 1995. Në tremujorin e parë të vitit 2020, punësimi ishte ulur me 0.3% në zonën e euros dhe me 0.2% në BE.
Ndërsa ndikimi i pandemisë COVID-19 në punësimin ishte ende relativisht i moderuar për shkak të skemave të mbështetjes së qeverisë, rëniet në orët e punës ishin shumë më të theksuara. Orët e punës u ulën me 12.8% në zonën e euros dhe me 10.7% në BE në tremujorin e dytë të vitit 2020.