Edhe pse kjo periudhë konsiderohet si një ndër më të bukurat gjatë gjithë vitit, ka edhe nga ata persona që nuk e pëlqejnë shumë këtë përiudhë dhe ndihen të mërzitur.
Nëse edhe ju jeni pjesë e këtij grupi jeni në kohë që të planifikoni pushimet tuaja në një prej vendeve që konsiderohet si më i lumturi në botë, Tokyo Disneyland.
“Vendi më magjik mbi tokë” është cilësuar nga Instagram, për të gjithë vitin 2018, bazuar në numrin e pëlqimeve që ka marrë në foto.
Imazhet e publikuara në këtë paltformë sociale tregojnë turistë të të gjitha moshave që ia kalojnë shumë mirë në këtë park gjigant, ku ka edhe një numër të konsiderueshëm çiftesh të reja që e zgjedhin atë si destinacionin ku i propozojnë njëri-tjetrit për të lidhur jetën së bashku.
Disa prej atraksioneve më të vizituara në këtë park janë Pirates of the Caribbean, xhiroja në malet ruse, etj.