Toyota Verso 1.6 D-4D

14/07/2014 10:35 AM 0 komente

Shtatë vende për 20.000 euro

Motori i ri 1.6 turbodiesel me prejardhje nga BMW është një nga pikat e forta të monovolumit kompakt japonez, një ndër të paktët që ofron shtatë vende. Garanton konsum të ulët dhe një sjellje të mirë në rrugë, krahas emetimeve të CO2 prej vetëm 119 g/km

Një motor i ri dhe kompakt me katër cilindra 1.6 turbodiesel me prejardhje nga BMW nën kofano, një sistem navigimi më i evoluar, gjithashtu, në rast nevojeofrohen deri në shtatë vende në kabinë. E gjitha kjo me një çmim prej 20.900 eurosh, një çmim mesatarisht 1.500-2.000 euro më të ulët se ai i rivaleve si Renault Scénic, Citroën C4 Picasso dhe Ford C-Max. Futja e motorit më të lehtë dhe efiçent me katër cilindra, vjen me një efekt të dyfishtë në portofol. Nga njëra anë kursimi në peshë përkthehet në përshkueshmëri më të lartë, me një mesatare prej 22.2 km/litër, kundrejt 17.7 km/litër të motorit 2.0 litra D-4D që zëvendëson.Nga ana tjetër rriten intervalet kohore midis shërbimeve të mirëmbajtjes, që kalojnë nga 15.000 në 20.000 km, të cilat mundësojnë një kursim të konsiderueshëm, sidomos gjatë tre viteve të para të garancisë.

Zemër gjermane

Verso i vitit 2014 është i pajisur me motorin e ri turbodiesel 1.6 D-4D, i cili vjen si rezultat i bashkëpunimit të kompanisë japoneze dhe asaj gjermane, të firmosur në vitin 2011.Ky motor është montuar së fundmi edhe në modele BMW dhe Mini. Motori gjeneron një fuqi maksimale prej 112 kf në 4.000 xhiro/min dhe moment motorik maksimal prej 270 Nm ndërmjet 1.750 dhe 2.250 xhiro/min. Teknikët e Toyota Europe kanë realizuar modifikime tek centralina, duke mundësuar një çlirim mëtë ëmbël të momentit motorik, duke përdorur një volan të ri bimasë dhe këmbë motori të reja, në mënyrë që të zbusin akoma më tepër dridhjet, sidomos gjatë funksionimit të sistemit Stop&Start. Edhe kutia e shpejtësisë është përshtatur për motorin e ri D-4D.

E heshtur dhe e sigurt

Gjatë lëvizjes në rrugë, motori i ri 1.6 D-4D nuk ndihet aspak një motor“i vogël”, falë momentit motorik mjaft linear, që e bën motorin bindës edhe në regjime mesatare. Për sa i përket anës praktike, ky turbodiesel i vogël e përballon më së miri peshën e konsiderueshme të Verso, që arrin një total prej 1.520 kg. Kombinimi me kambion manual me gjashtë marshe, i vetmi i ofruar për këtë motor, së bashku me një friksion shumë të butë, është tepër i goditur. Kësisoj, monovolumi japonez shfaq një ritëm të lartë udhëtimi, por është gjithashtu i heshtur dhe i rehatshëm. Pra, Verso konfirmon sërish të gjitha vetitë rrugore të modelit paraardhës, në veçanti shkathtësinë dhe sjelljet e sinqerta, që dhurohen nga përgjigjet e mira të sistemittë drejtimit. Nuk ka një konfigurim shumë sportiv, por i përgjigjet më së miri shpirtit të veturës, është tepër i rrjedhshëm dhe i aftë të përçojë ndjesitë e duhurambi atë çka ndodh me rrotat. Dy janë defektet e vetme të pikasura, një farë dembelizmi nëpër përshpejtime dhe një zhurmë e lehtë funksionimi në të ftohtë.

Çmime joshëse

Toyota Verso MY 2014 1.6 D-4D është aktualisht e pranishme nëpër konçesionarë në tre konfigurime: bazë, për 24.800 euro, Active, me shtatë airbag, klima automatike, disqe prej aliazhi të lehtë 16″, kamera e pasme, pasqyra me palosje dhe sistemin Toyota Touch2 për 26.500 euro dhe së fundmi Style, qëështë edhe versioni më i pasur, me disqe 17″, fenerë bi-ksenon, tavan panoramik dhe shumë të tjera, për 28.500 euro. Me rastin e hedhjes në treg të modelit të vitit 2014, varianti Active ofrohet për momentin me një çmim promocional prej 20.900 eurosh. Çmimet për dy variantet me benzinë, Verso 1.6 dhe 1.8 Valvematic, kjo e fundit me kambio CVT, lëvizin në një interval nga 23.350 në 27.750 euro. Për të gjitha garancia është 3 vite ose 100.000 km.

Aplikacione të reja

Pjesa e jashtme e monovolumit të ritani mund të ngjyroset me tetë tonalitete të ndryshme, ndërsa si opsion shtesë ofrohen disqe alumini 17″ me design të ri. Kabina paraqitet me veshje të reja, gjithashtu me sistemin e fuqishëm multimedial Toyota Touch 2, që përfshin një ekran të ri me cilësi imazhi më të lartë. Ky sistem është rezultati i një bashkëveprimi me Tom Tom për shërbimet mbi trafikun dhe me Google për funksionet e kërkimit. Disa aplikacione të reja mundësojnë gjithashtu përditësimin mbi parkimet, mbi kostot e karburanteve dhe parashikimin e kushteve atmosferike.

Motori i ri 1.6 D-4D prej 112 kf

JANËMODIFIKUAR CENTRALINA DHE VOLANI

“Kur vendoset të instalohet një motor i ri në një model ekzistues,” shprehet Gerard Killmann, Zv. President i qendrës Toyota në Belgjikë dhe përgjegjës pikërisht për motorin e ri 1.6 D-4D, “është e domosdoshme të kryhen disa ndërhyrje në mënyrë që ky i fundit të integrohet me së miri me veturën. Për këtë arsye kemi përdorur një volan të ri bimasë, suporte të reja për motorin, sisteme elektronike të reja dhe kemi përshtatur kutinë e shpejtësisë me njësinë e re motorike.” Edhe nga pikëpamja e elektronikës është nevojitur një punë veçanërisht e detajuar. “Faktikisht, njësia e kontrollit të motorit përmban elementë të prodhuar si nga Toyota ashtu edhe nga BMW, duke e kthyer ndërthurjen optimale të tyre në një punë aspak të lehtë. Kemi punuar edhe në përzgjedhjen e raporteve të transmisionit,” vijon Killmann, “duke arritur një kombinim performance, konsumesh të ulëta dhe një niveli zhurme më të ulët në dy raportet e larta. Efiçenca e sistemit përbënte një tjetër element thelbësor. Kemi arritur të reduktojmë emetimet me 8%, duke kaluar nga 129 g/km të motorit 2.0 D-4D në 119 g/km të shënuara tek modeli i ri Verso”. Edhe pse është realizuar nga një konstruktor tjetër, si përfundim, motori i është nënshtruar testeve të mirënjohura të rezistencës tek Toyota.

Diçitura:

Vetëm me gjashtë marshe

Motori i ri 1.6 turbodiesel është i bashkërenduar në seri vetëm me një kambio me gjashtë marshe. Një version automatik nuk ofrohet as si opsion shtesë

Pro

Kapaciteti i ngarkesës

Kundër

Përshpejtime disi të ngadalta

 

KARTA E IDENTITETIT
Cilindrata 1.598 cc
Shpejtësia maksimale* 185 km/h
Përshpejtimi 0-100 km/h* 12.7 sekonda
Përshkueshmëria mesatare 22.2 km/litër
Çmimi 20.900 euro
*Të dhëna të deklaruara nga kompania

 

TË DHËNA TEKNIKE
Toyota Verso 1.6 D-4D
 
MOTORI
Cikël diesel, 4 cilindra në linjë, i montuar përpara në drejtim të tërthortë, 4 valvula për cilindër. Cilindrata 1.598 cc, diametri i pistonit 78 mm x korsa 83.6 mm. Fuqia maksimale 112 kf (82 kW) në 4.000 xhiro/min. Momenti motorik maksimal 27.2 kgm nga 1.750 – 2.250 xhiro/min. Euro 5, CO2 119 g/km.
TRANSMISIONI
Traksion në rrotat e para, kambio manuale me 6 raporte + indietro.
SHASIA
Aksi i parë pseudo Mc-Pherson, aksi i pasmë me semi-aks të ngurtë. Sistem drejtimi me pinjon dhe kremaljerë, asistencë elektrike e ndryshueshme. Frena të përparme dhe të pasme me disk. Disqe 16″ me goma 205/60 R16.
PËRMASAT DHE PESHA
Hapi 2.780 mm, gjatësia 4.460 mm, gjerësia 1.790 mm, lartësia 1.620 mm. Pesha boshe 1.520 kg. Kapaciteti i ngarkesës 484/1.026 litra. Kapaciteti i serbatorit 55 litra.
PERFORMANCAT
Shpejtësia maksimale 185 km/h. Përshpejtimi 0-100 km/h 12.7 sekonda. Konsumi mesatar 4.5 litra/100 km (22.2 km/litër).

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of