Me më shumë se 1.5 milionë pajisje të shitura nëpër botë, kjo është zgjidhja më e mirë për të gjetur sendet e humbura.
Ju ka ndodhur që të mos gjeni makinën tuaj në një parking? Ndodh! Ju parkoni dhe më pas shkoni të bëni shopping dhe në kthim, nuk keni asnjë shenjë se ku është makina juaj. Më pas ju kap paniku dhe nisni të kërkoni nëpër parking duke shtypur herë pas here butonin e çelësit të makinës. Kjo gjë mund të jetë frustruese, veçanërisht në një ditë të nxehtë.
Ju nuk keni më nevojë të instaloni një sistem të shtrenjtë GPS për të gjetur automjetin tuaj. Për më tepër, do t’ju duhet të paguanit çdo muaj për përdorimin e këtij sistemi. A nuk kemi mjaftueshëm fatura për të paguar? Tashmë ka një mënyrë për të gjetur makinën tuaj pa shpenzuar. Një kompani startup me bazë në Kaliforni ka krijuar një pajisje të vogël, e cila funksionon me smartphone-n tuaj.
Çfarë është?
Quhet TrackR dhe po ndryshon mënyrën për të gjetur gjërat e rëndësishme në jetën tonë.
Sa kushton?
TrackR kushton vetëm 29 dollarë, shumë më lirë krahasuar me sistemet GPS.
Si funksionon?
Është fare e thjeshtë. Instaloni aplikacionin TrackR në smartphone-n tuaj dhe më pas lidheni këtë aplikacion me telefonin tuaj. Mjafton ta lidhni TrackR me çdo gjë që doni të keni nën vëzhgim. I gjithë ky proces kërkon më pak se pesë minuta. Mund ta “ngjisni” te çelësat, portofoli, çanta juaj, apo çdo gjë tjetër të rëndësishme që nuk doni ta humbni nga sytë. Më pas përdorni TrackR për të gjetur pajisjen e humbur. Nëse, për shembull, doni të gjeni makinën tuaj, është mjaft e thjeshtë. Klikoni TrackR në smartphone-n tuaj. Klik “find device” (gjeni pajisjen) dhe në ekranin e telefonit do t’ju shfaqen koordinatat e makinës suaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.