Një tragjedi e përmasave të rënda ka ndodhur në Tetovë të Maqedoisë së Veriut. Një spital është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar humbjen e 14 personave,.
Hetimet e para flasin për gabime ndërtimi në spital, që kanë shkaktuar zjarrin dhe përhapjen e tij, të ndihmuar nga bombolat e oksigjenit që përdoreshin për trajtimin e të sëmurëve me Covid19.
“Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë”, njoftoi prokuria e Maqedonisë së Veriut.
“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se sot në orën 10:00 do të mbahet seancë qeveritare e jashtëzakonshme, pas tragjedisë së ndodhur një natë më parë në spitalin COVID në Tetovë.
Ndërkohë drejtues të lartë në Shqipëri kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tetovë.