Janë dy formula për tu quajtur hatchback sportive. Njëra është ajo e Golf R i pajisur me traksion të ri 4×4, i cili lejon edhe drift. Tjetri është ai i BMW 128 ti me një version efikas që e bën shumë të këndshme në drejtim
Janë dy lloje të së njëjtës botë të modeleve hatchback sportive gjermane. Janë Golf R dhe BMW 128ti që përfaqësojnë skema traksionesh dhe fuqi të ndryshme. Por, kanë diçka të përbashkët: faktin që dinë të përshtaten edhe gjatë lëvizjes së përditshme, ashtu siç impenjohen edhe në pista garash.
Le të fillojmë me Golf R, i cili ka mbërritur në edicionin e pestë (i pari ka qenë R32 në 2002) dhe që ka ruajtur traksionin integral, ndonëse të modifikuar. Sistemi i ri 4Motion me R-Performance është në gjendje të lëvizë momentin përdredhës maksimal jo vetëm ndërmjet dy akseve, por edhe ndërmjet të njëjtave rrota të pasme.
Në saje të paketave të freksioneve të ndryshme, sistemi mund të çojë deri 100% të momentit përdredhës maksimal të disponueshëm në rrotën e jashtme si dhe të frenojë atë të brendshmen, duke bërë që makina të “xhirojë” më mirë. Kështu mund të reduktohet rrezja në kthesat e forta dhe të neutralizohet nënkthimi duke rritur zhdërvjelltësinë dhe kënaqësinë. Me risitë që tashmë ka, 4Motion rezulton i integruar ngushtësisht me telajon e adaptuar Dcc dhe me diferencialin elektronik Xds, në saj të njësisë së kontrollit të dinamikës së veturës.
Motori është 2000 kubikë turbo i rinovuar me 320 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 420 Nm i çiftëzuar me kambio Dsg me shtatë marshe. Ka rendiment maksimal: 0-100 në 4,7 sek dhe shpejtësi maksimale të limituar 250 km/orë që rritet në 270 me paketën R-Performancë. Kjo është një paketë që përmban edhe bisht më të bollshëm, disqe 19 inç dhe modalitete drejtimi Special dhe Drift (ndërsa ato standarte janë: Comfort, Sport, Race dhe Individual).
Modaliteti Special i kalibruar ad hoc ofron një përshtatje më të butë të Dcc të destinuar për ata që synojnë të provojnë kthesat e “ferrit”. Përkundrazi, modaliteti Drift falë shpërndarjes specifike të momentit përdredhës, arrin të realizojë kalimin në trasetë e rrëshqitshme private.
MAKINA BAVAREZE JEP BESIM
Tek BMW-ja pas shumë vitesh kthehet një version ti. Kjo ndodh tek modeli “128”, një variant sportiv që pozicionohet një shkallë më poshtë se M135i xDrive me 306 kuaj fuqi. Në realitet, versioni 128ti me 265 kuaj fuqi është më afër me Golf GTI se sa me Golf R. Në fakt, kjo
BMW ka traksion në gomat përpara dhe një autobllokues mekanik Torsen që shkarkon 400 Nm, me motor 2000 kubikë turbo, me kambio automatike me 8 marshe. Interesant është edhe rendimenti: 0-100 në 6,1 sek dhe shpejtësi maksimale deri në 250 km/orë. Amortizatorët janë mekanikë M Sport, të ulur me 10 mm me susta më të ashpra dhe bosht të pasëm të zhdërvjellët, që vepron mirë në kthesa. Në treg tani ky model është i disponueshëm me një çmim prej 42.500 Euro.
E provova në rrugë një model të tillë me një kamuflazh të lehtë. Makina të bind me futjen shpejt dhe saktë në kthesa, me shpejtësi që rritet dhe me lëkundje anësore pothuaj zero. Dhe kjo, pa ndikuar në komoditet (gomat janë 225/40R 18 ). Në segmente rrugore me shpejtësi të lartë, BMW-ja është shumë e zhdërvjellët, timoni është i qëndrueshëm, progresiv dhe jo i rëndë.
Gjithashtu, shkelja e frenave M Sort nuk krijon problem. Në drejtim normal, modeli 128ti shkarkon shumë moment përdredhës përpara, por edhe ndihmohet mirë nga elektronika dhe diferenciali Torsen. Në regjim pune mesatar, motori 2000 kubikë turbo është shumë i ngjeshur (arrin deri në 6.500 xhiro), ndërsa në marshin e tetë është shumë i shpejtë tek pedalet. Si përfundim duhet thënë se erdhi një version që mungonte, versioni ti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.