Me këto ritme, nëse euro me dollarin do të barazohen në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri, ky barazim duket se do të ndodhë në kuotën e 140 lekëve…
Monedha e gjelbër është forcuar sërish në tregun vendas, me një rritje të fortë prej 1.59 lekësh për të arritur në 130.46 lekë, niveli më i lartë që nga marsi 2003
Edhe euro është rritur me 0.1 lekë në 140.4 lekë, pavarësisht rënies së tij në tregjet ndërkombëtare.
Sipas aktorëve të tregut janë disa arsyet e kësaj sjelljeje, ku euro vijon rezistencën, çka bën që luhatjet në tregjet ndërkombëtare të reflektohen te mbiçmimi i fortë i dollarit.
Së pari është rritur kërkesa e njerëzve të zakonshëm për dollar, të cilët të trembur nga rritja e shpejtë e tij, po nxitojnë të blejnë monedhën e gjelbër.
Së dyti kompanitë ndërkombëtare po bëjnë mbylljen e transferimeve të fitimeve, një faktor që rrit ndjeshëm kërkesën për euro.
Së treti, duke qenë se euro është monedha kryesore e transaksioneve të tregtisë në vend, kërkesa për të vijon të mbetet e lartë.
Me këto ritme, nëse euro me dollarin do të barazohen në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri, ky barazim duket se do të ndodhë në kuotën e 140 lekëve.
Në tregjet ndërkombëtare, dollari arriti një nivel të lartë tetëvjeçar kundrejt jenit dhe iu afrua kulmit 12-vjeçar kundrejt euros të martën, teksa dominoi tema bazë e divergjencës së politikës monetare.
Dollari u rrit në gati 122.04 jen JPY =, shifra më e lartë që nga korriku 2007, pasi kërceu nga niveli më i ulët gjatë natës prej 120.615. Indeksi i dollarit ka arritur një nivel të ri të lartë në 11 vjet e
gjysëm prej 98.196. DXY ka fituar rreth 3 për qind deri më tani këtë muaj.
Euro ndali në 1.0785 dollarë EUR =, shifra më e ulët që nga shtatori 2003, pasi u zbeh rritja brenda natës prej 1.0906.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.