Transparenca në industrinë nxjerrëse, qeveria i kërkon BB shtyje të projektit deri në dhjetor

06/05/2020 12:00 PM 0 komente

Nisma për transparencë në industrinë nxjerrëse po mbështetet prej disa vitesh me një projekt të Bankës Botërore që nisi me një grant 400 mijë dollarë dhe që më pas vijoji edhe me një të dytë prej 600 mijë dollarësh dhe shtyrjen e afatit të mbylljes në prill 2020. Por duket se problemet e burokracisë që lidhen me emërimin e një drejtori të ri në krye të Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse që ka në fokus transparencën në industrinë nxjerrëse ka bërë që për të paktën pesë muaj të ngrijë çdo aktivitet.

Në një dokument të publikuar nga Banka Botërore bëhen me dije edhe detajet teksa kërkohet që afati i ri për mbylljen e projektit të jetë dhjetori 2020 duke shtuar tashmë së fundmi edhe efektin që ka pasur COVID-19.

“Pas një kërkese zyrtare nga Qeveria e Shqipërisë për rritje të financimit dhe zgjatje të datës së mbylljes, një grant i dytë me 600,000 dollarë amerikanë iu dha projektit nga Fondi i Mbështetjes Globale Programatike për Industrinë Nxjerrëse. Pas ekzekutimit të suksesshëm të kërkesave ligjore nga Qeveria e Shqipërisë, Projekti EITI në Shqipëri u zgjat deri më 30 Prill 2020. Afati kohor shtesë i i lejon EITI në Shqipëri që ta shfrytëzojë në mënyrë efektive grantin e dytë. Sidoqoftë, Sekretariati i EITI Albania Sekretariati pati një ngërç sa i takon vendimarrjes pas dorëheqjes së Drejtorit të Sekretariatit. Të gjitha aktivitetet u pezulluan për një periudhë prej pesë muajsh gjatë vitit 2019, derisa u emërua një drejtor i ri.

Pas kësaj EITI Albania kontraktoi në 21 Janar 2020 një firmë konsulente për të përgatitur raportet 2017-2018. Konsulenti ka përfunduar analizën paraprake dhe raportet fillestare EITI 2017-2018 dhe ato do të publikohen me kontratë deri më 30 Prill 2020. EITI është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet që bën të mundur realizimin e të gjitha detyrave të kufizuara kohore dhe kufijve kontraktues. Megjithatë,për shkak të shpërthimi i koronavirusit (Covid-19), ekipi i EITI Albania po punon nga shtëpia” thuhet në dokumrntin e Bankës Botërore.

Ky nuk është projekti i parë që ndikohet nga situata e koronavirusit por që kjo ka ardhur tashmë së fundmi ndërsa shtyrjet për çështje burokratike kanë qenë prezente edhe më herët në projekte të tjera si ai i shëndetit që mbështetet po nga Banka Botërore.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of