Kriza qe shkaktoi pandemia Covid -19 e ka goditur rëndë sektorin e transportit dhe udhëtimeve, por më së shumti janë prekur linjat detare të transportit të pasagjerëve dhe ato hekurudhore të transportit të mallrave.
Sipas të dhënave të INSTAT, në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 20.940 mijë ton/kilometër, duke u ulur me 41,9 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019.
Në dhjetëmujorin e vitit 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 323.647 pasagjerë, duke u ulur me 77,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019
INSTAT raportoi se, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin tetor 2020 është 399 mijë ton, duke u rritur 10,4 %, krahasuar me Tetor 2019.
Në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.493 mijë ton, duke u ulur me 7,5 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019. Në Tetor 2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.315 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 51,0 %, krahasuar me Tetor 2019
Në Tetor 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 153,0 ton, duke u ulur me 28,3 %, në krahasim me 2019. Në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.457,3 ton duke u ulur me 24,2 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019. Numri i fluturimeve të kryera ishte 1.502 në tetor duke shënuar një rënie me 36,2 %, në krahasim me tetor 2019.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare ishte 28.581 pasagjerë në tetor. Krahasuar me 2019, ky tregues është ulur 70,6 %.. Në muajin Tetor 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 78,8 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në dhjetëmujorin e vitit 2020 është 1.151.809 pasagjerë duke u ulur me 59,4 %, krahasuar me dhjetëmujorin e 2019.
Në dhjetëmujorin e vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 709,4 mld lekë dhe 49,5 % e tyre u transportua me det.
Në tetor 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 51,7 %, me rrugë 46,2 % dhe me ajër 0,7 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Tetor 2020 janë rritur me 15,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Në dhjetëmujorin e vitit 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 55,5 %, me rrugë 42,6 % dhe me ajër 0,5. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 4,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.