Transporti në rënie edhe në korrik, bien me mbi 60% pasagjerët, që udhëtuan me avionë e tragete

27/08/2020 11:59 AM 0 komente

Ndonëse korriku ishte një muaj kur aktiviteti ekonomik dhe lëvizjet rifilluan më me hov, pas karantinës tremujore, të dhënat e INSTAT tregojnë se ato ishin shumë më të ulëta se në korrik të një viti më parë. Më e lehtë ishte tkurrja për transportin e mallrave.

INSTAT raporton se në muajin Korrik 2020, volumi i mallrave dhe numri i pasagjerëve të transportuar me rrugë detare, ajrore dhe hekurudhore, rezultojnë me ulje si pasojë e situatës së  pandemisë së Covid-19.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Korrik 2020 është 378 mijë tonë, duke u ulur 7,9%, krahasuar me Korrik 2019.

Në shtatëmujorin e 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.410 mijë tonë, duke u ulur me 8,7 %, krahasuar me shtatëmujorin e 2019.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Korrik 2020 është 2,2 milionë tonë-kilometër, duke u ulur me 38,6 %, krahasuar me Korrik 2019.

Në shtatëmujorin e 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 14,3 milion tonëkilometër, duke u ulur me 37,9 %, krahasuar me shtatëmujorin e 2019.

Në muajin Korrik 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 164,3 tonë mallra, duke u ulur me 19,2 %, në krahasim me Korrik 2019.

Në shtatëmujorin e 2020, me ajër janë transportuar 1.009 tonë mallra duke u ulur 25,2 %, krahasuar me shtatëmujorin e 2019.

Numri i fluturimeve të kryera, në Korrik 2020 është 1.926 duke shënuar një rënie me 40,1 %, ndaj  Korrik 2019.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Korrik 2020 është 53.414 pasagjerë. Krahasuar me Korrik 2019, ky tregues është ulur 77,1 %.

Në shtatëmujorin e 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 205.751 pasagjerë, duke u ulur me 71,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në muajin Korrik 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 72,2 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në shtatëmujorin e 2020 është 706.556 pasagjerë duke u ulur me  60,7 %, krahasuar me shtatëmujorin e 2019.

 

  Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

 

Në Korrik 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 81,0 mld lekë dhe 50,6 % e tyre u transportua me det.

Në shtatëmujorin e vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 477,7 mld lekë dhe 50,6 % e tyre u transportua me det.

 

  Eksportet e mallrave

 

Në Korrik 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 57,0 %, me rrugë 42,5 % dhe me ajër 0,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur me 4,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në shtatëmujorin e 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 56,4 %, me rrugë 41,9 % dhe me ajër  0,3 %. Në shtatëmujorin e vitit 2020, mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 10,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

 

Importet e mallrave

Në Korrik 2020, mallrat e importuara me det zënë 47,9 %, me rrugë 48,0 % dhe me ajër  2,4 %.

Mallrat e importuara me rrugë në Korrik 2020 janë rritur me 3,6 % krahasuar me Korrik 2019.

Në shtatëmujorin e 2020, mallrat e importuara me det zënë 48,0 %, me rrugë 46,3 % dhe me ajër 2,8 %.

Në shtatëmujorin e 2020, mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 5,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of