Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar do të mbyllë shërbimet në të gjithë vendin. Ndërsa punonjësit e aeroportit apo personat që duan të fluturojnë jashtë vendit duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emër për emër. Të njëtën rrugë duhet të ndjekin edhe mediat dhe sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin Tiranë-Durrës.
Masat e shtuara:
- Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar do të mbyllë shërbimet e saj në të gjithë Shqipërinë deri në një urdhër të dytë
- Nuk jemi në emergjencë as për patenta të reja, as për kolaudim makinash, as për ndryshime të pronësisë së automjeteve, po për të mbrojtur veten, njëri-tjetrin dhe Shqipërinë nga armiku i padukshëm që na vjen të gjithëve rrotull, duke kërkuar pengje në familjet tona
- Të gjitha afatet e proceseve të lidhura me dptrrsh pezullojen dhe numërimi i ditëve të skadencës së tyre do të rinisë në ditën e rihapjes së shërbimit
- Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim
- Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit tr-dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër
- Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda
- Për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë
- Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin tr-dr, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Për të kryer shërbimet e tyre informative gjatë “shtet-rrethimit” të fundjavës brenda perimetrit tr-dr, mediat televizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.