Trashëgimia kulturore është ajo që ka ngjallur interesin e jo pak turistëve që vizitojnë Shqipërinë të cilët nuk harrojnë të përfshijnë në axhendën e tyre vizita në pikat më të njohura.
Por cilat kanë qenë disa nga pikat kryesore ku është ndalur vëmendja gjatë këtij viti sa i takon mirëmbajtjes dhe ruajtjes së saj. Ministria e Kulturës bëri me dije se në muajt e parë të vitit shpenzoi 72.2 milionë lekë për objekte monument kulture të ruajtura dhe të mbrojtura.
“Janë kryer punime mirëmbajtje dhe pastrime nga vegjetacioni në rreth 50 objekte të monumenteve të kulturës nga të cilat 24 restaurim, konsolidim mirëmbajtje në rreth 25 objekte. Kështu është kryer pastrim mirëmbajtje në Kalanë e Shkodrës, në Kalanë e Lezhës, në Kalanë e Drishtit dhe në Urën e Mesit. Është kryer pastrim-mirëmbajtje në Kalanë e Krujës, vendbanimin antik të Zgërdheshitn Mozaikun e Tiranës dhe në Kalanë e Prezës. Ndërsa në Vlorë janë kryer dy projekte. Projekti i parë është “Punime konservimi në kalanë e Porti Palermos dhe “Gërmime arkeologjiketë shpëtimit të varrit të tipit Maqedon në Parkun Arkeologjik Amantia” raportoi Ministria e Kulturës.
E njëjta detajoi se sa i takon zërit muze të mirëmbajtura dhe të vizitueshëm nga publiku ka pasur një kosto faktike prej 48.2 milion lekë, ku veprimtaria e muzeve kombëtare është fokusuar në promovimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive kulturore në administrim të tyre
“Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në periudhën Janar-Prill 2021 ka nisur procedurat për tu bërë pjesë e Uneskos në programin “Memory of the Ëorlds Register”. Muzeu Historik Kombëtar, gjatë këtij 4 mujori, ka realizuar rreth 10 aktivitete edukuese dhe promovuese; 2 ekspozita, 1 botim promovues .Janë kryer një sërë restaurimesh të objekteve pjesë të muzeut.
Muzeu kombëtar i Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkeologjik, Korçë, ka organizuar veprimtari qe janë lidhur me pritjen e vizitorëve dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë që administrohen nga këta muze. Janë restauruar 28 objekte të këtij muzeu, dhe resaturimi i 7 ikonave të cilat janë bërë të qëndrueshme për ekspozim. Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat ka kryer një sërë veprimtarish me karakter promovues dhe njëkohësisht dhe mirëmbajtje të objekteve muzeore. Muzeu Kombëtar Pavarësia Vlorë gjatë vitit ka kryer rreth 4 aktivitete me karakter promovues dhe edukues në përkujtim të figurave të shquara dhe ngjarjeve të rëndësishme histotiko-kulturore.
Muzeu Kombëtar “Gjethi” gjatë këtij 4 mujori ka realizuar rreth 10 aktivitete edukuese dhe promovuese ku 5 prej tyre janë në kuadër të programit edukativ “Kujtojme per te mos harruar”, 3 aktivitete ne kuader te programit edukativ “Mbresa”, 2 aktivitete (vizite studimore online dhe konference finale “sqarohet në raportimin e shpenzimeve të Ministrisë.
Kjo e fundit nënvizon se është bërë edhe realizmi i punimeve restauruese në parqet e Butrintit dhe Apolonisë.
Lista e ndërhyrjeve të raportuara i përket 4 mujorit të parë të vitit i publikuar nga Ministria e Financave. Ndërkohë që shpenzimet dhe ndërhyrjet në trashëgiminë kulturore mund të kenë ndryshuar ose të jenë zgjeruar në vlerë në katër mujorin e dytë të vitit që ende nuk është mbyllur.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.