Travel + Leisure / 25 ishujt më të bukur në botë për vitin 2020

14/07/2020 4:01 PM 0 komente

Këtë vit, sondazhi i World’s Best Awards u mbyll më 2 mars, pak para shpërthimit të pandemisë e cila detyroi qeveritë në mbarë botën të merrnin vendimin për izolimin e njerëzve në shtëpi. Rezultatet pasqyrojnë përvojat e lexuesve tanë para pandemisë, por shpresojmë që fituesit e këtij viti t’ju frymëzojnë për udhëtimet tuaja në të ardhmen…

 

E kush nuk do të donte të gjendej në ishullin më të bukur në botë? Larg gjithçkaje dhe të gjithëve, mes ujërave transparente, plazheve me rërë të bardhë dhe të imët, natyrës dhe qetësisë… Ashtu si çdo vit, revista Travel + Leisure ka zgjedhur ishujt më të mirë në botë… Jeni kureshtarë të dini se cili është? Zbulojini më poshtë…

 

1. Palawan, Filippine / Rezultati: 94.83

Arkipelagu i Palawan, në Filipine, kishte arritur vendin e parë të klasifikimit në edicionet e kaluara. Këtë vit kryeson sërish. “Peizazhi është thjesht i mrekullueshëm. Palawan ofron plazhet dhe rezortet më të bukura në botë” – shkruan një lexues i revistës.

 

2. Paro, Greqi / Rezultati: 90.55

Medalje argjendi për një ishull në Greqi, Paro (Paros), ishulli i tretë më i madh në Ciklade. Ai u pëlqen veçanërisht më të rinjve për jetën e gjallë të natës.

 

3. Milo, Greqi / Rezultati: 90.33

Në vend të tretë, një tjetër ishull në Greqi, Milo (apo Milos). Ishulli i mrekullueshëm vullkanik karakterizohet nga shkëmbinjtë e bardhë me pamje nga deti blu, Egje.

 

4. Sri Lanka / Rezultati: 90.00

Sri Lanka renditej në vend të parë në klasifikimin e vitit 2019 dhe të katërtin këtë vit. Sri Lanka pëlqehet jo vetëm për detin dhe plazhet, por edhe për kafshët ekzotike dhe traditat shekullore.

 

5. Koh Lanta, Tajlandë / Rezultati: 89.41

Kol Lanta është shfaqur disa herë në edicionet ‘World’s Best Awards’, por asnjëherë kaq lart në klasifikim. Plazhet më të mira ndodhen përgjatë bregut perëndimor të ishullit Lanta Yai, secili me veçantitë dhe bukuritë e tij.

 

6. Mauritius / Rezultati: 89.07

Për Mauritius me siguri keni dëgjuar të flitet .. nga miq, kolegë apo të afërm që mund të kenë shkuar për një javë pushime (apo për muaj mjalti). Ishulli i Mauritius është një destinacion mjaft popullor, i përfaqësuar nga një arkipelag në mes të Oqeanit Indian, me origjinë vullkanike. Ishulli rezervon shumë surpriza, nga natyra befasuese tek aktivitetet e larmishme që mund të bëni.

 

7. Anguilla, Karaibe / Rezultati: 89.01

Det në ngjyrë të bruztë, një barrierë koralore, plot me peshq shumëngjyrësh, plazhe që do t’ju mrekullojnë…. Ju sugjerojmë Shoal Bay.

 

8. Langkawi, Malajzi / Rezultati: 88.76

Nuk e keni dëgjuar ndonjëherë? Langkawi është një nga 99 ishujt (thuajse të pabanuar) të një arkipelagu në bregun perëndimor që mban emrin e tij. Pyje të virgjëra, plazhe të pakufishme. Është destinacioni ideal për ata që duan të bëjnë zhytje (snorkeling) në një zonë të mbrojtur. Është vetëm një orë me fluturim ajror nga ishulli i Phuket. Plazhi më i bukur (dhe i lakmuar), Black Sand Beach.

 

9. Sicilia, Itali / Rezultati: 88.62

Një ishull i pasur me histori dhe kulturë, ku arti dhe kultura ndërthuren me bukuritë natyrore. Dhe ata që kanë qenë e kuptojnë më së miri se për çfarë po flasim.

 

10. Galápagos, Ekuador / Rezultati: 88.44

Në vend të dhjetë, ishujt e mrekullueshëm Galápagos, në mes të Oqeanit Paqësor. E kush nuk ka dëgjuar të flitet për to? Janë vërtet unike, mbi të gjitha, për natyrën. Këtu banojnë specie të shumta kafshësh, që nuk gjenden askund tjetër në botë.

 

11. Azores, Portugali / Rezultati: 88.42

Sao Miguel Island, Azores, Portugal.

 

12. Maui, Hawaii / Rezultati: 88.38

 

13. Hvar dhe Dalmatian Islands, Kroaci / Rezultati: 88.35

 

14. Boracay, Filipinet / Rezultati: 88.22

 

15. Kretë, Greqi / Rezultati: 88.20

 

16. Cook Islands / Rezultati: 88.15

 

17. Bali, Indonezi / Rezultati: 88.14

 

18. Moorea, Polinezia Franceze / Rezultati: 88.05

 

19. Tazmania, Australi / Rezultati: 87.89

 

20. Great Barrier Reef Islands, Australi / Rezultati: 87.82

 

21. Ischia, Itali / Rezultati: 87.76

 

22. Majorka, Spanjë / Rezultati: 87.58

 

23. Koh Samui, Tajlandë / Rezultati: 87.56

Swing hang from coconut tree over beach, Phangan island

 

24. Kauai, Hawaii / Rezultati: 87.50

 

25. Bora-Bora, Polinezia Franceze / Rezultati: 87.27

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of