Trazirat në Libi do tronditin tregun e naftës

04/10/2012 4:50 PM 0 komente

Trazirat pas vrasjes së ambasadorit amerikan në Libi po përhapen në tregun  naftës. Deri tani, rimëkëmbja më e shpejtë sesa pritej e prodhimit të naftës në Libi, pas luftës civile të vitit të kaluar, kishte ushtruar presion për uljen e çmimeve të karburantit. Por një përkeqësim i situatës që do të ndikonte prodhimin, kërcënon që të rrisë më tej çmimet.

Trazirat më të fundit vijnë pas shenjave se rimëkëmbja ka mbetur në vend. Prodhimi i naftës bruto ra në nivele të ulëta midis qershorit dhe korrikut të vitit të kaluar, teksa konflikti në Libi u intensifikua. Por pas vdekjes së Muammer Gaddafi në tetor, prodhimi u rimëkëmb më shpejt sesa pritej.

Megjithatë, shifrat e prodhimit tregojnë se ai mbetet nën nivelet e para luftës. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, autoriteti mbikëqyrës i naftës për vendet perëndimore, vlerëson se prodhimi libian ishte 1.38 milionë fuçi në ditë në gusht, poshtë 1.65 milionë fuçi në ditë që prodhonte vendi përpara fillimit të luftës dhe shumë më ulët se kulmi më i fundit prej 1.8 milionë fuçi në ditë që është arritur në vitin 2008.

Ndërkohë, nafta arriti javën e kaluar në nivelet më të larta të katër muajve të fundit, ku treguesi referencë i naftës europiane, Brent, arriti në 117.48 dollarë për fuçi në bursën e Londrës, niveli më i lartë që nga tre maji. Diferenca mas naftës referencë europiane dhe asaj amerikane është rreth 19 dollarë për fuçi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of