F.S ka në pronësi një bar-kafe pranë Komunës së Parisit, me tre të punësuar dhe e kryen këtë aktivitet prej një viti, i regjistruar si subjekt i vogël, me qarkullim vjetor nën 14 milionë lekë në vit.
Ai u detyrua të mbyllë barin në javën e dytë të marsit, pas vendimit të qeverisë për kufizimin e aktiviteteve ekonomike, me qëllimin frenimin e përhapjes së koronavirusit. Pas publikimit të paketës financiare për të ndihmuar biznesin e vogël ai aplikoi sipas rregullave për të përfituar pagën minimale për punonjësit. https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1288/udhezim-mbi-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-254-date-27032020
Por, përgjigjja, ndonëse ai bën pjesë në listën e aktiviteteve të mbyllura me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, erdhi negative, me argumentin se ai ushtron dhe aktivitet IT (këtë biznes ai e ka mbyllur prej kohësh dhe është shndërruar në bar-kafe, por ai ka mbetur ekstrakt së bashku me ndryshimin në bar-kafe). Ekonomistja e tij u përpoq të telefononte tatimet në numrin e vënë me këtë rast, në mënyrë që tatimet të vinin të verifikonin rastin në terren, por askush nuk u përgjigj.
Tatimet bënë te ditur zyrtarisht gjatë ditës së djeshme se nga 38 mijë aplikime që ata kanë shqyrtuar deri tani, rreth 42% e tyre janë refuzuar. https://www.monitor.al/ndihma-financiare-per-bizneset-e-vogla-refuzohen-42-e-aplikimeve-te-verifikuara/
Por, pse kjo normë kaq e lartë refuzimi:
-Së pari, që në fillim jo të gjithë të punësuarit e bizneseve të vogla ishin përfituese, por vetëm ata që ishin në listën e aktiviteteve të mbyllura sipas një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë së datës 20 mars. https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1282/lista-e-aktiviteteve-qe-do-te-lejohen-te-ushtrojne-aktivitetin-e-tyre-dhe-aktivitetet-te-cilat-do-te-ndalohen-te-ushtrojne-aktivitetin-ekonomik-duke-filluar-nga-data-24-mars-2020
Vetëm bizneset e kësaj listë përfitonin, ndërsa të tjerat, ndonëse mund të ishin të mbyllura nuk mund të merrnin pagën minimale. Në total nga 176 mijë të punësuar, vetëm 60 mijë ishin në listën e bizneseve me aktivitete të mbyllura, ndaj vetëm një e treta është parashikuar të përfitojë.
Kryeministri Rama ka deklaruar së fundmi se në paketën e dytë financiare, që pritet të miratohet më 15 prill do të përfshihen dhe të punësuar në biznese që nuk janë mbyllur me vendim, si agjenci turistike, rrobaqepēsi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar, etj., përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre. https://www.monitor.al/nga-e-hena-fasha-orare-deri-ne-1730-gati-paketa-financiare-per-tre-kategori/
-Së dyti, ka pasur refuzime dhe në listën e aktiviteteve të mbyllura, për shkak të paqartësisë së objektit të veprimtarisë në ekstraktin në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç ishte rasti i lokalit në fjalë. Tatimet kanë vënë në dispozicion numrat e ankesave sipas rajoneve për çdo person të refuzuar. https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore
Kontabilistët pohojnë se ka pasur raste trajtimi të dyfishta, kur p.sh. në katër dyqane veshjesh me të njëjtat kushte, njëri u refuzua. Në një rast tjetër, nuk ka përfituar pasi administratori është i dypunesuar administratori, kur ndërkohë punonjësit nuk janë të dypunësuar.
-Së treti, vendimi parashikon si kriter deklarimin e xhiros për 2019, duke përjashtuar automatikisht bizneset e hapura në 2020-s. Tatimet kanë pohuar se po punojnë për ta zgjidhur këtë, në mënyrë që të përfshihen dhe bizneset e hapura në 2020, që plotësojnë kriteret si subjekt i vogël.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Nuk po kuptohet:pasi KM thote do marin pagen e luftes te gjithe punonjesit ne bizneset e mbyllura per shkak lufte dhe nga ana tjeter shume nuk e kane marre ate ???? Ose mund te vonohen ose ka shkak tjeter.Por e keqja eshte se per aresyen nuk te sqarojn.Edhe po ta kerkosh te e-albania ste kthejn pergjigje,megjithse ky sit u publikua si zgjidhja e problemit.Diçka e madhe nuk shkon.shume keq qe punonjesit mos sqarohen nga organet kopetentet