Në dekadat e fundit, futbolli është bërë një biznes i vërtetë, me lojtarë dhe trajnerë që u kushtojnë klubeve qindra miliona në transferime dhe paga çdo vit. Futbolli është një lojë globale, lojtarët e së cilës vijnë nga çdo cep i planetit.
Megjithatë, në disa vende lindin lojtarë jashtëzakonisht të shtrenjtë.
Në një studim të fundit, SportingPedia analizoi vlerën e tregut të tre ekipeve që kanë kaluar pragun 1 miliard euro.
Këto skuadra zotërojnë disa nga lojtarët më të mirë të futbollit dhe për pasojë, edhe më të vlerësuar.
Më poshtë janë ekipet kombëtare me vlerësimet më të larta të tregut në botë:
“Tre Luanët” kanë arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe në finalen e Euro 2020. Ekipi i Anglisë është i pasur me talente me vlerë. Katër futbollistët më të çmuar të ekipit të Gareth Southgate janë fryt i akademive më në zë të klubeve.
Kapiteni Harry Kane ka dalë nga radhët e të rinjve të Tottenham dhe sot vlerësohet 90 milionë euro.
Një tjetër futbollist i çmuar i ekipit është Phil Foden, i cili luan te Manchester City, edhe ai i vlerësuar 90 milionë euro.
Dy futbollistë të tjerë janë mbrojtësi i krahut i Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold, dhe mesfushori i West Ham, Declan Rice, të vlerësuar rreth 80 milionë euro.
Asnjë prej këtyre futbollistëve nuk është përfshirë për momentin në ndonjë transferim, edhe pse vlerësimi i deklaruar është, me shumë gjasa, minimumi që çdo klub blerës do të paguante për t’i pasur lojtarët në të ardhmen e afërt.
Kampionët e Botës në fuqi kanë një ekip të pasur me talente, duke i bërë këta futbollistë shumë të vlefshëm.
Padyshim, futbollisti me vlerën më të lartë në botë është sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe, i cili refuzoi mundësinë për të nënshkruar marrëveshje me Real Madrid si lojtar i lirë në fillim të kësaj vere. Mbappe nënshkroi një marrëveshje të re për të qëndruar në Paris. 23-vjeçari vlerësohet rreth 160 milionë euro.
Futbollisti i dytë në ekipin aktual të Didier Deschamps është sulmuesi i RB Leipzig, Christopher Nkunku, i vlerësuar rreth 80 milionë euro. Vlerësimi i 24-vjeçarit mbështetet në paraqitjen shumë të mirë në këtë sezon në Leipzig.
Edhe lojtarë të tjerë të Les Bleus janë vlerësuar rreth 60 milionë euro, duke përfshirë mesfushorin e Sevilla, Jules Kounde, blerjen e re të Real Madrid, Aurelien Tchouameni, sulmuesin e Bayern Munchen, Kingsley Coman, dhe yllin e Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.
Gjatë viteve në Brazil kanë lindur disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Edhe pse ekipi aktual nuk është në lartësinë e brezave të mëparshëm sa i përket vlerës apo talentit, ka ende disa futbollistë me vlerë të lartë në ekipin kombëtar të tanishëm.
Futbollisti më i çmuar në ekipin brazilian është Vinicius Junior, yll i Real Madrid, vlera e të cilit është 100 milionë euro. 22-vjeçari është një nga talentet më të spikatura të futbollit në sezonin 2021/22.
Lojtari i dytë i listës së ekipit kombëtar të Brazilit (Selecao) është Neymar, sulmuesi PSG, vlera aktuale e të cilit është rreth 75 milionë euro.
30-vjeçari ka qenë talismani i kombëtares së tij për më shumë se një dekadë.
Në vend të tretë, gjejmë shokun e skuadrës së Neymar në PSG, mesfushorin mbrojtës, Marquinhos, i cili nga shumë konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në pozicionin e tij në futboll. 28-vjeçari vlen rreth 70 milionë euro.
Pas Marquinhos janë dy yje të Real Madrid, Eder Militao dhe Rodrygo, të cilët duhet të kushtojnë të dy së bashku rreth 60 milionë, dhe mesfushori qendror i Liverpool-it, Fabinho, i vlerësuar me të njëjtën shifër.
/ Sporting Pedia