Tre hapa drejt një kulture më të hapur

11/09/2014 1:22 PM 0 komente

Udhëheqësit shpesh përpiqen të krijojnë një kulturë të hapur, ku njerëzit ndihen komfort për të folur hapur dhe sfiduar njëri-tjetrin, duke thënë se janë duke dëgjuar. Por ju mund të shkoni përtej për të treguar se kompania juaj është një vend i sigurt ku punonjësit mund të ngrenë çështje nga më të ndryshmet.

  • Falënderoni publikisht. Krijoni një forum të sigurt për punonjësit që të parashtrojnë pyetjet dhe shqetësimet, dhe më pas falënderoni ata që i shtruan këto cështje. Një falënderim publik vlen më shumë për të influencuar ata që e dëgjojnë atë se sa ata që e marrin.
  • Sjellja model. Ju mund të tregoni se është krejtësisht e sigurt të flisni duke i thënë vetë gjërat e rënda. Ngrini çështje të vështira për të treguar se ato nuk janë tabu dhe për ti inkurajuar njerëzit që të kontribuojnë në bisedë.
  • Mësoni aftësitë e komunikimit. Mos inkurajoni thjesht të folurit hapur. Mësoni njerëzve se si të zhvillojnë biseda të vështira që përfshijnë uljen e tensioneve, duke folur sinqerisht pa provokuar rezistencë, dhe duke ndërtuar raporte të shpejtë shpejt. Këto aftësi të reja do I rrisin njerëzve besimin për të folur hapur.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of