Tregjet globale të aksioneve kanë humburnjë rekord prej 3 trilionë dollarësh në dy ditët e kaluara të tregtimit, pas një shitjeje të fortë të kapitaleve në botë, në përgjgje të votës së referendumit të Britanisë për të lënë Bashkimin Europian (BE).
Vëzhguesit thonë se rëniet në ditën e parë, pas votimit të premten kishin të bënin kryesisht me luhatjet afatshkurtër të pozicioneve të tregtimit, të lidhura me pritshmëritë që kishte për të votuar për qëndrim, përpara rezultateve shokuese. Shitjet e mëtejshme të hënën kishin të bënin më shumë me rivlerësimin afatgjatë të aseteve që i paraprinë potencialit të rënies së tregut si rrjedhojë e rezultatit të votimit.
Në pikë përqindjeje, indeksi i gjerë global i tregut S&P, i njohur si BMI, ka rënë pothuajsë 6.9%, rënia më e keqe dy ditore që nga kriza financiare në nëntor 2008 dhe e 12-ta në radhë në rekordet historike, sipas indeksit S&P Dow Jones.
Rënia nënkupton një humbje pothuajse 1 trilion dollar për S&P 500, ose e treta rënie më e keqe dy ditore në termat e vlerës.
Pjesa më e madhe e humbjeve ishin në tregjet e zhvilluara, ku vlera e rënies ishte $2.8 trilionë dollar, ndërsa tregjet në zhvillim kanë humbur 179 miliardë dollarë.
Të hënën, përveç humbjeve të rënda në bursat amerikane dhe europiane, ulja e oreksit për rrezik ka bërë që stërlina të arrijë një rekord të ri 30 vjeçar kundrejt dollarit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.