Çështja e tregtisë së lirë është intensive. Por humbësit kanë nevojë për më shumë ndihmë
Në 2011-n, Ronnie Dunn, një këngëtar vendas, regjistroi “Cost of Livin” (Kostoja e Jetesës), një këngë prekëse rreth kërkimit për punë të një ish-punëtori fabrike. Reklama e tij dinamike i hap rrugë dëshpërimit: “Bankat filluan të telefonojnë / Dhe ujqit gjenden në derën time”. Refrene të ngjashëm mund të dëgjohen përgjatë gjithë qendrës industriale të Amerikës: pothuajse 6 milionë vende pune në prodhim u shkurtuan në mes të viteve 1999 dhe 2011.
Shkalla e humbjeve të vendeve të punës nuk është befasuese në vetvete: ekonomia dinamike e Amerikës krijon dhe shkatërron rreth 5 milionë vende pune çdo muaj. Por disa studime nga ekonomistët në universitetet kryesore amerikane kanë gjetur diçka shqetësuese. Një e pesta e humbjeve të vendeve të punës në fabrikë gjatë 1999-2011 u shkaktua nga konkurrenca kineze, dhe ata që kanë humbur vendet e punës në përgjithësi nuk kanë gjetur ndonjë punë të re diku afër.
Dhe as të papunët e rinj nuk kanë kërkuar për punë diku tjetër. Në vend të kësaj ka ndodhur pothuajse një rritje një për një ose në papunësi, ose, më shpesh, në njerëzit që janë larguar nga fuqia punëtore në tërësi – shpesh për të kërkuar përfitimet e aftësisë së kufizuar, të cilat i marrin aktualisht 5% e amerikanëve të moshës 25-64-vjeçare.
Shqetësimet që ndezin zbulime të tilla e kanë kthyer tregtinë në një çështje referencë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Donald Trump, republikani rival, premton të godasë tarifat penguese mbi importet nga Kina dhe Meksika. Bernie Sanders, rivali i Hillary Clinton, kandidati i paragjykuar demokrat, ‘vesh’ kundërshtinë e tij ndaj marrëveshjeve të tregtisë, si një simbol krenarie. Vetë zonja Clinton është larguar nga mbështetja e saj e mëparshme për Trans-Pacific Partnership (Partneriteti Trans-Paqësor), një marrëveshje e tregtisë negociuar nga Barack Obama.
Tregtia e lirë ishte një nga motorët e dekadave të zhvilluara pas Luftës së Dytë Botërore, në Amerikë dhe më gjerë. Politikanët më të zëshëm shfaqen jo vetëm të frikësuar për ta mbrojtur atë, por ata i hedhin benzinë zjarrit. Kjo është e dhimbshme, është vërtet për të ardhur keq. Tregtia e lirë ende meriton mbështetje të plotë, edhe në qoftë se nevojitet kujdes më i madh për ata që mund të prekë apo dëmtojë.
Temë toksike
Mbrojtësit e tregtisë së lirë e kanë ditur gjithmonë se disa kanë pësuar dështime edhe pse shumica ka pasur përfitime. Në lëvizje për shfuqizimin e ligjeve të misrit në 1846 (një fushatë të cilën kjo gazetë u themelua me qëllimin për ta mbështetur), zoti Robert Peel pranoi shqetësimet në lidhje me dëmin që kjo mund t’u shkaktojë punëtorëve bujqësorë. “Unë do të dëshiroja të ishte e mundur të bëhej ndonjë ndryshim në çdo sistem të madh ligji pa i shqetësuar disa persona” tha ai. Megjithatë ai argumentoi se askush nuk vuajti më shumë nga tarifat mbi misrin se sa fermerët më të varfër.
Megjithatë atë çka qartëson hulumtimi i fundit është se në rastin e Amerikës humbjet nga tregtia e lirë janë më të përqendruara dhe më të qëndrueshme se sa ishte supozuar. Kryesisht, kjo reflekton shpejtësinë e rritjes së Kinës: pjesa e saj e eksporteve industriale botërore u rrit nga 2% në 1991 në 19% në vitin 2013. Shoku i shkaktuar nga emergjenca e Kinës përcolli gjithashtu ‘krisje’ në ekonominë e Amerikës.
Punëtorët duken më pak të gatshëm se në të kaluarën për të ndryshuar vendet e punës apo të zhvendosen në shtete të tjera. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me rritjen e pronësisë në vend, duke i ankoruar njerëzit në zonat në rënie ose duke i caktuar ata larg zonave dinamike. Cilido qoftë shpjegimi, tregtia e lirë mund të imponojë kosto të mëdha në pak vende.
Përgjigjja më e keqe ndaj këtyre brengave është proteksionizmi që ‘shet’ zoti Trump. Rritja në importet e lira të veshjeve, këpucëve, mobilieve, lodrave dhe elektronikës nga Kina ka rritur në masë të madhe fuqinë e shpenzimeve të personave me të ardhura të ulëta. Ajo ka shtuar edhe shumëllojshmërinë e mallrave që ata janë në gjendje të blejnë.
Një studim nga ekonomistët në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelosit, dhe Universitetin Kolumbia ka përllogaritur se personat me të ardhura mesatare në Amerikë do të humbisnin 29% të fuqisë së tyre blerëse në qoftë se Amerika do të ishte e mbyllur ndaj tregtisë, por më të varfrit do të humbisnin gati 62%, për shkak se ata shpenzojnë proporcionalisht më shumë për mallrat e tregtuara.
Plus llogariten përfitimet potenciale të një tregu më të pasur kinez për eksportuesit, nxitja për risi në Amerikë nga konkurrenca globale dhe inputet me kosto të ulët për mallrat e konsumit, të tilla si iPhone, të cilat rrisin produktivitetin e dizenjatorëve amerikanë, dhe argumentet në favor të tregtisë së lirë që janë të panumërta.
Aktivitetet e zhvendosjes
Por çfarë duhet bërë për të mbrojtur ata punëtorë të cilët humbasin për shkak të konkurrencës nga jashtë? Rrjeti i sigurisë ofruar nga ndihma e rregullimit tregtar, një program federal, është vjetruar – që është edhe arsyeja se pse shumë punëtorë amerikanë që janë zhvendosur zgjedhin për përfitime më bujare të aftësisë së kufizuar dhe i largohen tërësisht tregut të punës. Në fakt, Amerika ka importuar disa nga aspektet më të këqija të Europës, duke injoruar ato më të mirat.
Gjermania është motori i prodhimit në Europë, por ka absorbuar me sukses goditjet binjake të konkurrencës nga Kina dhe aksesin e vendeve në lindje të saj në Bashkimin Europian. Kjo pjesërisht për faktin se Gjermania ka qenë vazhdimisht në gjendje të përmirësojë aftësitë e fuqisë së saj punëtore, në sajë të sistemit të mësimit të zanatit.
Në Amerikë, kolegjet e komunitetit në zonat e varfra premtojnë në ngushtimin e hendekut të aftësive, por ende ekziston një diferencë e madhe në arsimin e shtrenjtë universitar katërvjeçar dhe shumë e vogël në formimin profesional.
Amerika ka mbetur prapa vendeve të tjera të pasura edhe në politikat ‘aktive’ të tregut të punës. Mund të bëhet më shumë për të ndihmuar punëtorët, të cilët humbasin vendet e punës të gjejnë punë të reja, përmes shkëmbimit të punës dhe kurseve për të rritur aftësitë.
Në tregun panoramik të vendeve të punës së Amerikës, ekziston rasti për të siguruar grantet e zhvendosjes për punëtorët e lënduar nga tregtia. Një ankesë e fortë e punëtorëve të zhvendosur është se një punë alternative në sektorin e shërbimeve nuk paguan njësoj apo nuk shoqërohet me të njëjtin kujdes shëndetësor apo përfitime të pensioneve që prodhuesit të mëdhenj ofronin dikur.
Ky është një argument i fortë për një sistem të përfitimeve portative që shoqëron punëtorët, kur ata ndryshojnë vendin e punës. Një sistem i sigurimit të pagave mund të ketë merita.
Politika të tilla janë të nevojshme jo vetëm në Amerikë, punëtorët në uzinat e çelikut të Britanisë po përballen me ‘rrënimin’ e industrisë vendase. Dhe gjithashtu nuk janë të nevojshëm as për të lehtësuar goditjet e tregtisë. Shumë prej këtyre politikave janë të domosdoshme për t’u përballur me burime të tjera të ndërprerjes, duke filluar nga robotët më të lirë deri te teknologjitë e reja të tilla si printimi 3D. Proteksionistët (mbështetësit e taksave apo tarifave në mallrat e importuara në mbrojtje të industrisë vendase) dëshirojnë të kthejnë kohën prapa. Është shumë më mirë të korrësh të gjitha përfitimet e përhershme nga tregtia, ndërsa përgatit fuqinë punëtore për ndryshim.