Tregtia, mjetet shqiptare që kalojë në rrugët e Bullgarisë do paguajnë taksë

06/05/2020 1:59 PM 0 komente

Të gjithë automjetet që kalojne në territorin bullgar do të paguajnë një taksë shtesë. Agjencia Shqiptare e Zhvilimit të Investimeve bëri me dije këtë të mërkurë se Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë, ka komunikuar se ka nisur aplikimi i një takse të re rrugore(toll), që nga data 1 mars 2020, për mjetet që qarkullojnë në seksionet rrugore të territorit bullgar. Kjo taksë do paguhet nga të gjithë përfshirë mjetet shqiptare.

“Kjo taksë aplikohet për mjetet rrugore, të cilat kanë një peshë teknike maksimale të lejuar, më të madhe se 3.5 ton dhe do të llogaritet bazuar në distancën e rrugës së përshkruar” thuhet në sqarimin e AIDA.

Sa i takon Shqipërisë nuk ka një llogaritje të saktë sesa tregtarë prek kjo taksë lidhur me transportin ndërkombëtar që kryejnë për sektorë të ndryshëm qoftë për kalimin tranzit përmes Bullgarisë për në vende të tjera qoftë me destinacion final këte shtet.

Sipas faqes zyrtare bgtoll.bg për informacionet që ju duhen drejtuesve të automjeteve lidhur me blerjen e biletave të kalimit janë ngritur disa pika aksesi ndëkrohë që për çdo rast në hyrjet kufitare ka oficerë të posaçëm që bëjnë informimin për procedurën. E gjithë kjo procedurë zgjat më pak se 4-5 minuta për të siguruar më pas lejen e kalimit.

Kjo taksë do të paguhet në autostrada dhe rrugë të kategorisë së parë dhe taksa sipas Bullgari është ndër më të ultat në Europë. Zyrtari Nikolay Nankov dha si shembull kalimin nga Serbia në Hungari ku nga Kalotina në Hungari shumica e automjeteve paguajnë 90 euro ndëkrohë që nga Bullgari në të njëjtin destinacion rreth 20 euro.

Bullgaria ka vendosur që nëse kostoja e rrugëve nuk mbulohet me tarifat aktuale pasi të bëhet bilaci 3 mujor do të shihet mundësia për të bërë indeksim të tyre.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of